Kryeministri Hoti: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka alternativë! Do tejkalojmë me maturi situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Bruksel se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe se Kosova, sipas tij, ka një maturi të duhur institucionale për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballet.

Ai gjatë udhëtimit në Bruksel, më 25 qershor, do të takojë liderët e dy institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit, ku ishte planifikuar të riniste dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit më 27 qershor.

“Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj se nuk duhen të komentohen, por besoj se duhen të respektohen plotësisht. Unë besoj se si Kosovë kemi tani një maturi insitucionale për t’u marrë dhe për të tejkaluar çfarëdo situate”, ka thënë ai, shkruan ‘rel’.

I pyetur se pse nuk ka shkuar në Uashington, pasi e ka mandatin dhe platformën për dialog, dhe çfarë e shtyri të anulojë këtë vizitë, Hoti ka thënë se ka pasur konsultim me Grenellin, të cilit i ka propozuar shtyrjen e këtij takimi për një ditë tjetër, për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur një ditë më parë.

Kryeministri i Kosovës, në Bruksel, është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe me shefin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David Mec Allister. Më vonë do të takohet edhe me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen dhe me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.

Hoti ka thënë se në këto takime ka treguar përkushtimin e Kosovës dhe qeverisë së re për agjendën e integrimit evropian që ka Kosova.

Lexo edhe :  Përbërja e re e Qeverisë serbe: Një ministër “non grata” në SHBA

Si çështje kryesore, ai ka thënë të ketë qenë ajo e liberalizimit të vizave. “Kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe kemi si qeveri një fokus të fuqishëm në rend, ligj dhe në transparencë”, është cituar të ketë thënë ai.

Ai pret që Bashkimi Evropian të vlerësojë këto kritere dhe t’ua mundësojë shtetasve të Kosovës lëvizjen e lirë.

Vendimi i Hotit për të mos shkuar në Uashington, pason atë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili menjëherë pasi Prokuroria Speciale njoftoi për paraqitjen e aktakuzave ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e anuloi pjesëmarrjen në takimin e 27 qershorit.

Edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington.

“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet, derisa të zgjidhen çështjet ligjore të këtyre pretendimeve”, ka thënë Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Megjithatë ai tha më 24 qershor se mirëpret në Uashington, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Festohet dita e Shën Gjergjit në fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar

Në Borje dhe fshatrat e tjerë të Gorës të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe...

Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera...

Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të...

Lajme të tjera

Web TV