“Nga lart akoma më lart”/ Rama publikon shifrat e numrit të pasagjerëve ajrorë në mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë që tregon se Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e pasagjerëve ajrorë gjatë muajit Mars.
Kreu i qeverisë thotë se tabela tregon numrin në rritje krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, ndërsa shton se vendi unë vazhdon me ritmet më të larta.

Postimi i kryeministrit Rama: 

NGA LART AKOMA MË LART✈️😍
Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅
Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore.
Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.
E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.
E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast🤷🏻‍♂️❤️

Të fundit

Modelja 26-vjeçare humb jetën gjatë lojës erotike, i dashuri vret vetën disa orë më vonë

Një balerinë 26-vjeçare nga Britania ka humbur jetën gjatë disa lojërave seksuale që bëri me partnerin e saj. Sipas gjyqit...

Botox me banane: Trajtimi me zero para që thonë se ju rinon 10 vite

Botox, shiringa dhe një faturë e majme te dermatologu? Jo faleminderit. Për të pasur lëkurë të butë dhe të ushqyer, mjafton të hapni frigoriferin,...

Pas denoncimit në Rai3, zbarkon në SPAK sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë

Pas publikimit të dokumentarit nga Rai3 si i implikuar në paktin e emigrantëve në marrëveshjen Rama-Meloni, Engjëll Agaçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në...

‘Mirror’: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë...

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavës në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV