Apeli merr vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministri do rigjykohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka rrëzuar vendimin e ish Gjykatës për Krime të Rënda. Ish ministri Tahiri do të rigjykohet nga SPAK.

Sipas Apelit: Pretendimi i ngritur nga Tahiri se po gjykohet për të njëjtat vepra të hetuara dhe gjykuara nga drejtësia italiane nuk qëndron.

Duke iu referuar aktit të njoftimit të akuzës, seancës paraprake dhe vendimit përfundimtar, Apeli vlerëson se janë shkelur dispozitat e nenit 375 të Kodit te Procedurës penale për “ndryshimin të cilësimit juridik të veprës penale”.

Gjykata e shkallës së Parë ka ngritur një akuzë të te, por nuk i ka lënë kohë të pandehurve të njihen me të, të mbrohen apo të paraqesin prova të reja.

Prokurorët nuk kanë hetuar Tahirin për tre episode të kultivimit te narkotikëve, por  i janë referuar, sipas tyre, për të provuar ekzistencën e grupit kriminal.

Për këto shkaqe, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe kthimin e dosjes për gjykim në të njëjtën gjykatë me një treshe të re.

Vendimi i sotëm vjen pas një seancë që zgjati fare pak, në prani të ish-ministrit Tahiri dhe avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia.

Trupi gjykues vendosi të rrëzojë vendimin e shkallës së parë, pas të cilës nis një tjetër odise gjyqësore për ish-ministrin.

Kujtojmë se Prokuroria kërkoi për ish-ministrin dënimin me 12 vite burg.

Seanca e shkuar u shty, pasi anëtari më i ri i trupës gjykuese të çështjes, Dhimitër Lara kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen.

Ndërkohë që ish gjyqtarja e kësaj dosje Nure Dreni u rrëzua nga shkalla e parë e vetingut për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh për gjithë...

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë...

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ka edhe shumë vlera ushqyese. Më poshtë kemi listuar përfitimet...

Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Shqipëri nuk ka të dyshuar për linë e majmunit. Por pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë  Instituti i Shëndetit Publik  ka...

Ilir Meta flet me simbolika nga burgu: Ç’tregon numri 5 i qelisë sime

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot. Meta shprehet...

Lajme të tjera

Web TV