E gjithë situata politike në vend herë duket sikur nuk do të marr drejtim e herë sikur po shkon në rrugë të drejtë.
Partia Demokratike të lë të kuptosh sikur po kërkon të bëj sërish bashkë ata që janë larguar. Ish-Presidenti Bujar Nishani gjatë një interviste në Reporttv u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha është i gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten afër PD.
Bujar Nishani i pyetur për largimin e Bashës, nëse Partia Demokratike humb zgjedhjet, ai tha se është herët për të folur, por sipas tij akti i dorëheqjes është vullnetar.
Fjala e plotë
“Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Dorëheqja është një akt vullnetar. Ne nuk e kemi të sanksionuar në statut. Nëse ne do të fokusohemi se kush do të jetë fati politik i secilit prej anëtarëve të koalicionit pas zgjedhjeve ne kemi deformuar platformën tonë. Që këtu dhe te ky nis krijimi i raportit të besimit”
Bo.Ba/fjala.al