Gazetari sportiv nga Nikargaua, Jose Francisco Ruis, ka humbur jetën nga koronavirus.
75-vjeçari u bë i famshëm, pasi disa ditë para se të ndërronte jetë deklaroi se virusi është gay, që sipas tij e vret shkuam e sapunit.
“Koronavirusi është një virus “gay”, që e vret shkuma e sapunit. Po funksionon për qëllimin që u krijua: që të shuajë të moshuarit sepse ata shpenzojnë shumë dhe janë shumë në numër. E gjitha u bë kundër pleqve dhe ky virus është për pleqtë”.- u shpreh ai.
Ndërsa për ironi të fatit ishte kjo sëmundje që i mori jetën gazetarit, i cili prej 50 vitesh ka punuar në rubrikën e sportit.
Madje në programin e tij në “Canal 6”, ai tha se një i njohuri i tij e kishte kaluar infeksionin duke bërë gargarë me ujë me kripë 3 herë në ditë.
Ai është një nga 74 personat që humbën jetën për shkak të koronavirusit në Nikaragua, ku rezultojnë të plot 2700 të infektuar.ka.ta/Fjala.al/