Organizatat e të drejtave të kafshëve në Itali i ka bërë thirrje autoriteteve të heqin dënimin me vdekje për ariun i cili sulmoi javën e kaluar babë e bir teksa shëtisnin në rezervatin e rajonit verior të Trentino.
Fabio Misseroni, 59-vjeç dhe i biri Christian Misseroni 28 po shëtisnin në shtegun e Mount Peller teksa ariu i ndërpreu rrugën dhe kafshoi në këmbë Fabion i cili iu hodh kafshës mbi kurriz në mënyrë që i biri të shpëtonte.
Ariu më pas goditi me putër burrin i cili po bënte rezistencë, duke i thyer kështu këmbën në tre vende. Gjatë kësaj kohe i biri bëri zhurmë në mënyrë që ti tërhiqte vëmendjen ariu për të lëshuar të atin e tij, derisa kafsha u largua brenda në pyll.
Instituti italian i mbrojtjes mjedisore vendos për eliminimin e të gjithë arinjve që sulmojnë njerëzit. Pas sulmit kryebashkiaku i Trentino, Maurizio Fugatti nënshkroi urdhrin për kapjen dhe eliminimin e ariut, të cilin tashmë autoritetet po e identifikojnë nga ADN e pështymës dhe pellushit që ai la në rrogat e viktimave.
Por në rritje janë thirrjet që ariu të lihet i qetë, ose të paktën derisa të qartësohen rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë rreth 15,000 njerëz kishin nënshkruar deri sot një peticion për shpëtimin e ariut./Re.Gu/Fjala.al