Xhonatani shqiptar, ekselenti i “Bonch Bruevich” në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambiciet dhe jeta e një të riu shqiptar jo të zakonshëm. Njihuni me studentin që u vlerësua si më i miri për vitin 2020 në Universitetin Shtetëror të Telekomunikacionit “Bonch Bruevich”, në Shën Petërburg.

 Nga Alessia Selimi

Kadareja do të zhytej në vitet ’50 në mikrokozmosin e letërsisë ruse, pikërisht në zemër në Bashkimit Sovjetik, në Moskë. Asokohe konsiderohej “fat” i pashoq të studioje përtej Shqipërisë, aq më tepër në një prej aleatëve të saj politikë. Sot ndjekja e studimeve jashtë nuk mund të konsiderohet kurrsesi privilegj, veçse kërkon këmbëngulje dhe ambicie.

Një shpirt të këtillë duket se gëzon Xhonatan Hajdari, në të cilin, ndryshe nga një pjesë e mirë e të rinjve që enden kuturu, hedh shtat ndjenja qytetare dhe përgjegjësia për të fituar dije. Katër vite pas një burse të plotë nga ambasada ruse në Tiranë, për vazhdimin e arsimit të lartë në kryeqytetin arkitektural Shën Petërburg, Xhonatani është vlerësuar në një ceremoni të veçantë si studenti më i mirë i Universitetit Shtetëror të Telekomunikacionit, “Bonch Bruevich”, për vitin 2020.

Fillimi për të ishte tepër i vështirë, sigurisht, edhe duke qenë i vetmi shqiptar në fakultet. Por, çdo gjë ndryshoi shumë shpejt për të. Ingranazhi i kohës u shoqërua me një variacion të larmishëm certifikatash, duke filluar nga ajo e pjesëmarrjes në olimpiada të gjuhës ruse, deri te certifikata e çmimit si lider i të ardhmes. I riu, i cili, pa dyshim, mund të konsiderohet si një shembull motivimi për bashkëmoshatarët e tij në vend, tregon për gazetën “Fjala” se si vendosi të studionte në vendin e largët, por edhe pengesat e hasura gjatë rrugëtimit.

“Vendimi për të studiuar në  Rusi ishte tërësisht i planifikuar, duke ndjekur format dhe aplikimet e ndryshme për studime jashtë shtetit në ambasadën ruse, mbas studimeve në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë”, thotë Xhonatani duke shtuar se zgjodhi Shën Petërburgun për tri arsye konkrete: E para, për historinë dhe traditat e gjera që gëzon si shtet, e dyta, për faktin se personalisht më pëlqen të jem ndryshe nga të tjerët të cilët zgjedhin ose Evropën Perëndimore ose Amerikën, dhe e treta, për arsyen e fitimit të bursës së plotë.

Për sa u takon vështirësive, Xhonatani thotë se nuk kanë qenë të pakta. Përkundrazi!“Kanë pasur karakter të larmishëm, duke filluar që nga mungesat e njohurive bazike të gjuhës ruse për të komunikuar me të tjerët, deri te përshtatja me mentalitetin e ftohtë kryelartë rus.  Një e tillë nuk ishte pjesa financiare. Bursa më mbulonte pagesën e universitetit dhe të akomodimit, si dhe më mundësonte një pagesë ekstramujore. Por, sigurisht, vitet bëjnë të vetën, pengesat harrohen, çdo gjë bëhet pjesë e normalitetit”, shprehet 23-vjeçari.

Lexo edhe :  EMRAT/ Vjedhje dhe pastrim parash, ekstradohen dy shqiptarë nga Gjermania dhe Italia

I sapodiplomuari ndalet gjithashtu te zgjedhja e profesionit, si dhe te  qasja e Shqipërisë kundrejt teknologjisë së informacionit, që thekson rolin e komunikimit të unifikuar dhe integrimin e linjave telefonike, sinjaleve wireless dhe kompjuterëve si softuerë të nevojshëm të sipërmarrjeve të përdoruesve.“Zgjodha këtë degë për mundësitë e gjera që të ofron si profesion, aq më tepër në një vend jo aq të përditësuar me risitë sistemo-teknologjike si Shqipëria”, pohon Xhonatani. “Shqipëria është një shtet i vogël në krahasim me vendet fqinje, por me një potencial të fuqishëm për t’u ngritur lart e më lart. Qasja ndaj teknologjisë së informacionit është tepër e mirëpritur, fitimprurëse dhe produktive”, thotë i riu.

Realiteti është imponuar tashmë nga COVID-19. Studimet e 23-vjeçarit shqiptar ndoqën një tjetër rrjedhë, jo në bankat e auditorëve, por në ekranet kompjuterike. Megjithatë, Xhonatani, pavarësisht vështirësisë së hasur, i shkoi deri në fund synimit të tij: diplomimit me nota të shkëlqyera. “Rusia u përball me mijëra raste ditore. Shteti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, me rregulla shumë strikte për të mirën e çdokujt. Konkretisht, e kam fjalën për rregullat e karantinimit, distancimit social dhe për çdo formë tjetër për parandalimin e pandemisë COVID-19.

 

Si për çdo person tjetër, edhe për mua ishte e vështirë në fillim, pse jo, dhe e frikshme si situatë deri diku. Por, fatmirësisht, çdo gjë po shkon drejt normalitetit për të gjithë”, thotë Xhonatani, duke shtuar se gjatë muajve që u konsideruan si më kritikë, e merrte malli si kurrë më parë për familjen. “Në familjet e ngrohta dhe të dashura shqiptare, mungesa dhe rëndësia e njëri-tjetrit ndihet pafund..” Xhonatani rrëfen ndër të tjera planet për të ardhmen, të cilat duken se shtrihen në formë dhe përmbajtje larg Shqipërisë.

“Mbas edukimit dhe “rritjes” sime në Federatën Ruse, mendoj se planet janë të drejtuara me lokacion në qytete evropiane, pse jo, Gjermani ose Austri, për arsyet e vetme të mundësive të larta që këto shtete të ofrojnë për zhvillim dhe sukses në krahasim me vendet e tjera”, përfundon 23-vjeçari, i porsadalë nga auditorët e “Bonch Bruevich”, me një bindje në kokë, se asgjë nuk është e pamundur.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV