Dibër/Lleshaj: Rruga e Arbrit, kjo është Shqipëria që duam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një vizite në Dibër u shfaq mjaft i impresionuar nga ritmi i punimeve dhe përmasa e veprës së rëndësishme infrastrukturore.

Në fjalën e tij Lleshaj u shpreh se e kishte të pamundur të mos ndalej në Rrugën e Arbrit. Për ministrin kjo është një vepër inxhinierike komplekse.

Më tej ai shtoi se ky investim do të pasqyrojë anën e panjohur të vendit.

Fjala e plotë

Nuk mund të mos ndalesha për pak minuta në Rrugën e Arbërit, një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet. Ajo, jo vetëm e lidh Dibrën me Tiranën në një kohë të shkurtër, por kthen vëmendjen në një zonë deri dje të mbetur gati të izoluar ekonomikisht.Peisazhet që sheh nga urat drejt përfundimit të lënë pa fjalë. Me përfundimin e rrugës, mijëra vizitorë vendas e të huaj do të ‘derdhen’ dhe popullojnë agro-turizmin në zhvillim e sipër, të dibranëve punëtorë, duke e kthyer turizmin në një mekanizëm të fortë të zhvillimit të vendit.Inxhinierët e veprës, më shpjeguan se janë optimistë se me ritmin e punimeve janë të bindur se turistët do të kenë mundësinë nga 2021 të zbulojnë një tjetër pjesë të panjohur të trupit të mahnitshëm të Shqipëriaqëduam

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Policia italiane kap 22-vjeçarin shqiptar, 51 doza kokaine gati për shitje

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar pasi u kap me disa doza kokainë gati për shitje dhe para...

Gonxhja: Naun Shundi dha shpirt e jetë për skenën shqiptare

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja thotë se aktori dha shpirt...

Pacollit po tentojnë t’i marrin aeroportin e Vlorës?

Ish-presidenti i Kosovës dhe miliarderi Behgjet Pacolli mbërriti me urgjencë dy ditë më parë në Kryeministri, për të takuar Edi Ramën. Baca nga Kosova...

“Kepi i Rodonit”, IKMT shemb edhe 19 objekte të tjera

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur edhe 19 objekte të tjera pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, duke e çuar...

Nisin hetimet, cilat janë 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët

Policia ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë...

Lajme të tjera

Web TV