Zgjedhja e kandidatëve/PD: Propozimi nga baza mbetet mënyra tradicionale e jona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ndriçim Babasi deklaron se si kryesia dhe anëtarët e thjeshtë të PD-së janë të sinkronizuar me veprimet dhe mendimet, duke shtuar se ndryshimet janë vullneti i bazës.

Përsa i përket kandidimit të Krerëve të Degëve, Babasai thekson se është shumë normale që t’i nënshtrohemi procesit të votimit në strukturë në mënyrë të barabartë me kandidatet e tjerë që vijnë nga baza.

Gjithashtu, ai thekson se si Kreu i Degës 5 Tiranë shpreh dëshirën të jap kontributin tij nëse Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson që i plotësoj kushtet për të qenë pjesë e garës vendore dhe qendrore.

Komenti i plotë i Ndriçim Babasit

Është shumë normale dhe pritej një udhëzim i tillë, normalisht si PD dhe si dege jemi të sinkronizuar me veprimet dhe mendimet tona. Ka qenë dhe vullneti i bazës që kjo të bëhet dhe trajtohet në këtë formë.

Propozimi nga baza ishte dhe mbetet mënyra tradicionale e jona, por me statutin e ri dhe progresivitetin e kohës kemi avancuar duke marrë mendimin e bazës nëpërmjet mekanizmit të votës si shprehje e vullnetit  të lirë të strukturës.

Përsa i përket kandidimit të Krerëve të Degëve, në këndvështrimin tim është shumë normale që t’i nënshtrohemi procesit të votimit në strukturë në mënyrë të barabartë me kandidatet e tjerë që vijnë nga baza.

Personalisht kam qenë dhe jam dakord me ketë udhëzim në lidhje me Kryetarët dhe Sekretaret e degëve në momentin që ata shprehin dëshirën për të qenë pjesë e garës.

Si Kreu i Degës 5 Tiranë dhe si kontributor i hershem i Partisë Demokratike shpreh dëshirën te jap kontributin tim nëse Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson që i plotësoj kushtet për të qenë pjesë e garës vendore dhe qendrore.

Lexo edhe :  Berisha mund ta lirojë Metën nga burgu!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh?

Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa...

Lajme të tjera

Web TV