Prezantohet projekti/Biblioteka Kombëtare me faqe të re online për lexuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biblioteka Kombëtare tashmë ka një faqe të re online për të gjithë lexuesit, në përmbajtje të saj gjenden mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh.

Në një dalje për mediat Ministrja e Kulturës Elva Margarita, u shpreh se po punohet dhe për ndërtimin e një godine të re.

Kjo faqe e re online do të jetë në dispozicion të të gjithë lexuesve shqiptarë, në përmbajtje të të cilës do të mund të gjejnë mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh.

Ministrja e Kulturës, gjatë takimit të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare në 100 vjetorin e saj, tregoi se po punohet intensivisht për ndërtimin e një godine të re.

”Një program që do t’i japë jetë edhe sallave të tjera dhe ku mund të kemi mundësinë e ekspozimeve të këtyre monofakteve të rrallë. Jemi vërtet të entuziazmuar dhe do donim që t’i ndanim dhe fizikisht me publikun. Ky është një vit që për ne në fakt ka filluar me dëshirën dhe me prioritetin e Bibliotekës Kombëtare.”

Sakaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha, tha se institucioni ka nevojë për më shumë fonde, në mënyrë që të mbrojë vlerën që mbart.

”Në kushtet e shqiptarëve ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë botës, është një kontribut i rëndësishëm sepse kushdo kudo që është nuk ka nevojë të vijë këtu, dhe të kërkojë e të krijojë ato probleme që ne kemi për mungesë hapësirash. Mund të konsultohet.”

Krijimi i faqes online vjen në një moment kur lexuesi është i privuar nga kontakti me librin për shkak të pandemisë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV