Çelet gara për projektin Milot-Fier/ Rama: Partneritet publik-privat, ja kostoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin dhe ka hapur garën e cila ka për qëllim ndërtimin e segmentit Milot-Fier.

 Ky segment rrugor do të ketë një gjatësi prej 115 kilomentrash dhe sipas kryeministrit do të mund të përshkohet në 75 minuta.

“Është një projekt dinjitoz dhe me standarte europiane”- është shprehur Rama gjë e cila do të lehtësojë bashkëpunimet rajonale dhe do të lehtësojë lëvzjen e brendshme në vend.

“Segmenti Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, do t’i shtohet hartës së infrastrukturës rrugore të Shqipërisë. 115 kilometrat e këtij segmenti do të përshkruhen për 75 minuta, në një rrugë me standardet më të larta e cila do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e brendshëm, por edhe bashkëpunimin rajonal dhe europian të transportit”, tha kryeministri.

Për kreun e qeverisë, fituesi i këtij projekti do marrë përsipër të ndërtojë këtë aks të rëndësishëm rrugor me një vlerë prej 1 miliardë e 200 milion euro.

“Ne zgjodhëm partneritetin publik privat si mekanizëm financimi për dy pjesë të këtij korridori që kanë një rëndësi strategjike në vetvete brenda aksit.

Milot-Balldrenin dhe Milot-Kasharin, behet fjalë për dy koncensione të sulmuara egërsisht dhe pafytyrësish nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje për ndryshim që ne jemi përpjekur të bëjmë në këto vite. Në kushtet e një situate të rë të krijuar, ku ne u angazhuam për paktin për Universitetin, ne u angazhuam të krijojmë hapësire të re fiskale për të transformuar të gjitha kushteve të jetesës së studentëve.

Jemi në formulën e re të segmentit Milot-Fier që nuk e ngarkon shtetin shqiptar me asgjë më shumë sesa një garanci minimale trafiku, praktikë kjo emirënjohur botërisht dhe publikisht në çdo vend të botës. I gjithë financimi masiv prej 1 miliardë e thuajse 200 milion eurosh do të bëhet nga fituesi i kësaj gare. Do të kemi një aks të Korridorit Blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë shume e konsiderueshme e trafikut për gjatë sezonit turistik dhe ku fatkeqësisht ne jemi të shkëputur dhe një segment i mbetur ende i pa kryer në Kroaci.

Më këtë aks do ndodhë një transformim kolosal në çdo aspekt, nëse do shohim bilancin e vdekjeve dhe plagosjeve të të gjitha viteve në segmentin Milot-Tiranë, është për të vënë duart në kokë, është bilanc lufte.

Kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë në vdekje dhe plagosje, kjo do të jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë dhe qarkullimin pa pagesë, por me shpejtësi të ndryshme dhe kushte të ndryshme.

Me këtë investim nga Morina në Fier do të shkohet për tre orë.

Aksesi i të gjithë turistëve që vijnë nga Kosova në bregun e Jonit, jo vetëm që do të jetë shumë i shpejtë, por dhe shumë më i sigurte”, tha Rama.

Kryeministri tha se po ashtu po punohet edhe më Bashkinë e Tiranës për projektin e kampusit Universitar.  “Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar dhe do fillojmë Kampusin e ri Universtiar, për Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”, tha ai. /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  U largua nga PD? Adriana Kalaja publikon foto duke qëlluar me armë

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Kombëtares i mungon kapiteni! Në Letoni nisemi pa Gjimshitin

Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen...

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja Barjamaj u shpall kampione për të...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para...

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...

Lajme të tjera

Web TV