Vendimi i BE-së/ Ekspertja e turizmit: Pasojat rrënuese do të ndihen 3-5 vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi në vend rrezikon të futet në kolaps, duke prekur drejtpërdrejt 58 mijë vende pune. Ekspertja e turizmit, Blerina Ago: Agjencitë e huaja do t’i drejtojnë turistët e tyre drejt vendeve konkurrente të Mesdheut, duke mos e pasur të mundur udhëtimin drejt Shqipërisë

Nga Alessia Selimi

“Do të preken 58 mijë vende pune në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin dhe mbi 200 mijë vende pune indirekte.” Është kjo çka pritet të ndodhë, sipas ekspertes së turizmit, Blerina Ago, pas vendimit të marrë dje nga BE-ja për të ndaluar udhëtimin e shqiptarëve drejt Evropës. Vendimi përkthehet jo vetëm si një goditje e madhe për industrinë e turizmit që deri më tani ishte në një luftë për ekzistencë, por, edhe për ekonominë shqiptare. Ago thotë se agjencitë e huaja do t’i drejtojnë turistët e tyre drejt vendeve konkurrente të Mesdheut, duke marrë parasysh faktin se Shqipëria nuk është pjesë e listës së vendeve të sigurta, për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike. Sipas ekspertes së turizmit, edhe pikëpyetjet e vazhdueshme mbi hapjen dhe mbylljen e kufijve të Shqipërisë, kanë sjellë paqendrueshmëri në planifikim. Kësisoj, pasojat “rrënuese” ekonomike duket se do të ndihen 3-5 vitet e ardhshme. Ago i mëshon nevojës si kurrë më parë të një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, duke renditur 4 pika që së pari u adresohen agjencive turistike dhe më pas qeverisë aktuale.

****

Sa ishte numri i pushuesve shqiptarë jashtë vendit, përpara se bota të prekej nga pandemia COVID-19?

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në periudhën 2014-2018, shtetasit shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit kanë qenë 24,1 milionë persona. Në vitin 2018, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë pasur një rritje prej 4,4%. Shpenzimet e shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë vendit për vitin 2018 kanë qenë 181396 milionë lekë, duke u rritur me 17,3% krahasuar me një vit më parë.

Cilat destinacione në Evropë janë preferuar më së shumti vitin e kaluar?

Dy vendet e preferuara kanë qenë Greqia dhe Italia. Përqendrimi më i lartë i udhëtimeve (personale dhe biznes) në Shqipëri për vitin 2017, sipas muajve të nisjes, janë regjistruar në muajt: gusht (rreth 14%), korrik (rreth 9%) dhe qershor (rreth 10%).

Si mund të përkthehet vendimi i fundit nga BE-ja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria? Sa preket konkretisht vendi ynë?

Një kufizim i lëvizshmërisë do të sjellë rënie ekonomike dhe një goditje të madhe për industrinë e turizmit. Vendimi i Bashkimit Evropian, se Shqipëria do të jetë jashtë listës së shteteve prej dhe drejt të cilave mund të udhëtojnë si turistë, u bashkangjitet pasojave të tërmetit shkatërrimtar të muajit nëntor. Bëhet fjalë për pasoja rrënuese, jo vetëm për industrinë e turizmit. Do të preken plot 58 mijë vende pune në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin dhe mbi 200 mijë vende pune indirekte. Të mos harrojmë se gjatë vitit 2018 hyrjet e shtetasve nga Evropa zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj, me 89,5%. Agjencitë e huaja do t’i drejtojnë turistët e tyre drejt vendeve konkurrente të Mesdheut, duke mos e pasur të mundur udhëtimin drejt Shqipërisë. Pikëpyetjet e vazhdueshme mbi hapjen apo mbylljen e kufijve të Shqipërisë kanë sjellë paqëndrueshmëri në planifikim, kështu që bashkëpunëtorët ndërkombëtarë do të zgjedhin të shesin dhe promovojnë destinacione të tjera. Këto pasoja do të ndihen 3-5 vite në vazhdim.

Po për sa i takon kufizimit kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Marrim parasysh se ka shumë shqiptarë që kërkojnë të shohin të afërmit në këtë periudhë, po qoftë edhe të bëjnë pushime sezonale në vendin e tyre.

Patjetër që që edhe ky kufizim do të sjellë mjaft shqetësime për shtetasit shqiptarë në SHBA, dhe do të ndikojë negativisht në shkëmbimet mes tyre.

Sa ka qenë rënia e të ardhurave për agjencinë tuaj, Active Albania, kur u detyrua të mbyllej, sikundër çdo biznes tjetër nga COVID-19?

Gjatë muajve janar-prill ka pasur një rënie prej 100% të të ardhurave. Aktualisht ka rreth 80% të anulimeve të rezervimeve dhe, nëse nuk ka kthim të lëvizshmërisë në normalitet, rrezikojmë të kemi mbi 90% zbritje të të ardhurave, gjë që do ta bëjë të vështirë mbijetesën e bizneseve të turizmit.

Ka të ngjarë që këtë vit të jetë më e lartë kërkesa për turizëm kulturor dhe malor në Shqipëri?

Destinacionet e para turistike që udhëtarët do të vizitojnë, do të jenë pranë vendit të tyre. Natyrisht, ka një nevojë për të dalë në natyrë dhe në vende ku nuk ka mbipopullim. Turizmi aktiv do të kthehet i pari. Udhëtarët e aventurës janë nga natyra më kurajozë, më të gatshëm për të bërë sakrificat e nevojshme për të provuar një eksperiencë të jashtëzakonshme, dhe ata me siguri do të udhëheqin rrugën drejt rinisjes së turizmit. Kanë një tolerancë më të madhe ndaj gjësë së re dhe ndërmarrjes së rrezikut. Vendet tona janë ende të pazbuluara për pjesën tjetër të Evropës, plot me thesarë të fshehur. Kësisoj, do të jenë pika e parë tërheqëse për turistët evropianë porsa t’u jepet mundësia të udhëtojnë drejt saj.

Lexo edhe :  “Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Jemi pranë apo larg normalitetit?

Unë do të thosha se jemi në një periudhë kur është tepër e vështirë të bësh parashikime, si dhe përballë një pasigurie financiare. Ka mungesë likuiditeti dhe një shkurtim të vendeve të punës në masën 60%. Edhe në rast se do t’i kthehemi normalitetit së shpejti, pasojat që jemi duke vuajtur do të ndihen në 2 vitet në vijim. Gjithashtu, do të na duhet të gjithëve të bëjmë një përshtatje të produkteve turistike, pasi kultura e të udhëtuarit do të ndryshojë përgjithmonë. Njerëzit do të kërkojnë më tepër eksperienca të cilësisë së lartë. Ajo që i ka munguar shumicës prej nesh gjatë kësaj kohe nuk janë gjërat materiale. Neve na kanë munguar eksperiencat, përvojat. Në nivel botëror ka një rritje të rezervimeve drejt vendeve të pashkelura që ofrojnë eksperienca unike, të ndërthurura me natyrën.

Çfarë duhet bërë për të rikthyer turizmin?

Për t’iu përgjigjur shpejt mënyrës së re të të bërit turizëm, mendoj se është e rëndësishme të merren disa hapa nga sektori privat dhe publik.

  1. Siguria e shëndetit dhe higjiena janë të panegociueshme

Vendet pritëse duhet të tregojnë se janë të sigurta për turistët. Kjo shkon përtej numrit të ulët të raportuar të të infektuarve, por gjithashtu ato duhet të kenë sisteme të besueshme përgjigjeje, në rast se turistët sëmuren. Përveç hartimit dhe zbatimit të masave kundër COVID-19 besoj se Shqipëria, Kosova edhe më gjerë duhet të drejtohen tek organizatat ndërkombëtare për të certifikuar vendet tona si destinacione të sigurta. Portugalia është vendi i parë evropian që e ka fituar këtë certifikim nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Sektori privat gjithashtu mund të certifikohet nga kjo organizatë.

  1. Përshtatje e produkteve turistike – Turizmi i gjelbër, me impakt të ulët në mjedis është moda e re

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet t’i përgjigjen nevojës për të udhëtuar në natyrë, duke nxitur nëpërmjet fondeve dhe granteve zhvillimin e produkteve të reja turistike në natyrë, të cilësisë së lartë, apo quajtur ndryshe eksperiencave të luksit. Këto lloj ofertash turistike tërheqin ata udhëtarë që nuk ndiejnë nevojën e luksit për sa u përket njësive të akomodimit/ restoranteve etj. Ata janë të gatshëm të paguajnë po njësoj për të qëndruar në shtëpi tradicionale, për të shijuar produktet lokale dhe për të eksploruar kulturën e një vendi, të kombinuar me natyrën e paprekur. Le të sigurohemi që kjo e fundit do të qëndrojë e tillë! Sllovenia ka ndjekur praktika shumë të mira në këtë drejtim.

  1. Përdorimi i teknologjisë në turizëm

Aktualisht gjithçka është duke ndodhur në botën digjitale, që nga informacioni e promovimi i destinacioneve e deri te ndërtimi i aplikacioneve të ndryshme, të cilat rrisin sigurinë e turistëve gjatë udhëtimeve. Para se të zgjedhin një destinacion, turistët potencialë dhe, sidomos, gjenerata Z (të lindurit pas vitit 1995), do të kërkojnë më tepër lidhje të drejtpërdrejta në internet, takime e videokonferenca, si dhe ekskursione virtuale. Nxitja dhe financimi i sipërmarrjeve të cilat ofrojnë zgjidhje në përmirësim të situatës duhet të jetë prioritet i qeverisë. Bizneset gjithashtu duhet të bëhen bashkë në ndërtimin dhe promovimin online të ofertave turistike rajonale. Në periudha krize s’ka konkurrentë, por bashkëpunëtorë.

  1. Rishikim i taksave, tarifave vendore dhe i akteve të tjera që rregullojnë turizmin dhe transportin

Bizneset aktualisht janë në mungesë likuiditeti, pas më shumë se 4 muaj pa të ardhura dhe me anulime rezervimesh. Kjo ka sjellë shkurtim të vendeve të punës dhe rrezik falimentimi. Për këtë është e nevojshme të aktivizohen mbështetje financiare, për t’i siguruar frymëmarrje dhe vazhdim të punës për 2020-2021. Të gjitha organizatat ndërkombëtare rekomandojnë marrjen e masave për lehtësimin e lëvizshmërisë dhe mendoj se është përgjegjësi e qeverive të Ballkanit Perëndimor të lehtësojnë transportin ndërshtetas, si edhe për turistët ndërkombëtarë që preferojnë paketat e përbashkëta rajonale.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Lajme të tjera

Web TV