Basha paralajmëron nga Divjaka: Bazat detare po u falen oligarkëve në ditët e fundit të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është ndalur sot në Divjakë për një takim me bizneset dhe operatorët turistikë të zonës, nga ku ka denoncuar se qeveria po përgatitet të japë një pjesë e territorit të bazës ushtarake navale të marinës, flotës luftarake detare shqiptare, në Sarandë për oligarkët e saj.

“Me numrin e turistëve në rritje do të arrijmë që degë të rëndësishme të ekonomisë, të dedikohet për një konsum shumëfish më të lartë se konsumi normal i banorëve të vendit ku kemi mundësinë të ofrojmë numër më të madh turistësh. Po edhe kjo kërkon politika reale, politika mbështetëse dhe jo tortura dhe kalvari i përditshëm i terrorit të inspektorëve. Inspektorëve të ngjalave, të lloj lloj shëm që janë shtuar si kërpudhat pas shiut në këtë qeverisje, të cilët në vitin tonë të parë të qeverisjes do të jetë në karantinë, pra në moratorium për një vit, derisa Shqipëria të ketë një kuadër normal të inspektoriateve duke filluar nga ai tatimori që askush  mos zgjohet e të ngryset me inspektorët te dera dhe të harxhojnë gjysmën e kohës duke u marrë. Kontakti do të jetë i dixhitalizuar dhe ndërveprimi do të jetë vetëm mbi bazën e analizës së riskut. Një klimë e re biznesi do të përfitojnë nga kjo i gjithë sektori i turizmit e gjithë ekonomia shqiptare.

Duhet t’i japim fund konkurencës së padrejtë. Lejeve ee licensave eksluzive që  po jepen kuturu. Sic e paralajmërova edhe para disa ditësh, po vazhdojnë të jepen edhe në këto ditë të fundit qeverie. Ndërkohë që gjithë turizmi është lënë pa mbështetje, mbi 200 mijë shqiptarë që jetojnë nga sektori i turizmit janë pa mbështetje, në sekret të plotë, është marrë një pjesë e territorit të bazës ushtarake navale të marinës, flotës luftarake detare shqiptare, në Sarandë dhe është bërë gati t’i jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohen se kujt do t’i jepet po emrat që përmenden janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e oligarkëve të zakonshëm që marrin cdo gjë në këtë vend. Shpresoj të jetë lajm i rremë, sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura duhet bërë në mënyrë transparente sepse nuk cënon thjesht dhe vetëm garën por edhe sigurinë kombëtare.

Lexo edhe :  A do të futeni në grevë në Parlament? Berisha: I ftoj shqiptarët në luftë

Sot i bëj apel të gjithë institucioneve të sigurisë kombëtare të investigojnë nëse kjo është e vërtetë.  Në ditët e tyre të fundit po falin edhe bazat detare, oligarkëve për zhvillime klienteliste në mënyrë jo transparente dhe pagarë.” u shpreh Basha.

Të fundit

Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia...

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn në krizë sa herë që...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

Lajme të tjera

Web TV