Flamurtari dhe Luftëtari, emrat e mëdhenj që ranë nga kategoria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Klubet e futbollit të Vlorës dhe Gjirokastrës bien një kategori më poshtë. Arsyet e dështimit dhe synimi për ringritjen në Kategorinë Superiore. 

Nga Katerina Tafa

Edhe 5 javë kanë mbetur nga mbyllja e kampionatit më të madh të futbollit në vendin tonë, Superligës, dhe nga llogaritjet matematikore dy skuadrat e rrëzuara janë Luftëtari dhe Flamurtari. Në 31 javë takime këto dy ekipe kanë mundur të marrin vetëm nga 14 pikë, ndërsa kanë pasur performanca shumë zhgënjyese.

Dy nga skuadrat më të mëdha dhe më me emër të futbollit shqiptar humbasin kështu kampionatin e ardhshëm të elitës së këtij sporti në vendin tonë. Ndeshjet e fundit për skuadrën gjirokastrite, që tashmë renditet e 10-ta, kanë qenë fatale. Në këto katër takime, ku gjirokastritët luajtën me Tiranën, Partizanin, Teutën dhe Flamurtarin u kthyen në kuptimin e plotë në “tabelë qitjeje”, pasi pësuan plot 24 gola.

Megjithatë, edhe në shumë ndeshje të tjera kjo skuadër ka lënë shumë për të dëshiruar, pasi numëron plot 21 humbje nga totali i 31 takimeve. Ndërsa si probleme kryesore që sollën këtë rezultat, mund të cilësohen ndërrimi i trajnerëve dhe largimi i disa prej emrave më të rëndësishëm të këtij ekipi, siç janë Fili, Paiteris e Rrapo dhe dëmtimi i Açkës e Demos.

Flamurtari, po ashtu, numëron 21 humbje gjatë këtij kampionati të Superligës, rezultat ky që çoi edhe në rrëzimin e njërit prej ekipeve me emër nga elita e futbollit shqiptar. Vlonjatët e nisën shumë dobët këtë sezon dhe e njëjtë ishte edhe vijimësia e tij.

Njësoj si Luftëtari, edhe ekipi i Vlorës ka pasur problemin e ndërrimit të trajnerit, duke ndikuar fort në rezultatet dhe punën e grupit, por shkak kryesor i kësaj performance duket se ka qenë mungesa e fazës përgatitore përpara startimit të sezoni.

Lexo edhe :  “Berisha është ateist”/ Ngjela: Nuk e pranojnë perëndimorët

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

Lajme të tjera

Web TV