test

“Shpenzim i kotë”/ Balla-Gëllçit: Anulo kontratë 1.8 mln euro për transmetimin e Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka konsideruar shpenzim të kotë kontratën e Radio Televizionit Shqiptar për transmetimin e kompeticionit futbollistik Uefa Champion League, pasi sipas tij hyn në shpenzimet e qejfit.

Balla ka shtuar më tej se i kanë ardhur ankesa nga qytetarët dhe sipas tij ky shpenzim nuk i bën mirë RTSH-së dhe se me ato para mund të ishin blerë sisteme transmetimi për të mbuluar çdo pjesë të territorit.

Deputeti socialist i ka kërkuar këshillit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të anulojë kontratën brenda mundësive pa penalitete.

“E kërkova fjalën për këtë raport të RTSH për vitin 2019. Ne jemi deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë që përfaqësojmë pothuajse çdo cep të territorit nga Vermoshi në Konispol, nga Durrësi e deri në Korçë e në Pustec. Ajo që është më e rëndësishme për ne edhe që lidhet me komunikimin me publikun të aktivitetit tonë parlamentar është padyshim roli që luan radiotelevizioni publik. Edhe pse dukshëm nga viti 2014-2015 e mbrapa ka një shndërrim total të qasjes së radiotelevizionit përsëri ky radiotelevizion nuk ka arritur ende të jetë në lartësinë e detyrës të një televizioni publik. Ka nevojë për mbulimin me antena, me sinjal të domosdoshëm, tashmë koncepti i antenës në botën dixhitale ka ndryshuar totalisht por e vërteta është që kushdo që është deputet i zonave rurale malore në këtë vend e di shumë mirë që sinjali i TVSH-së nuk penetron. Përpara se të duartrokasim herë pas here sa herë vijnë raporte institucionesh, unë ia kam thënë grupit tim parlamentar dhe kryesisë së grupit se roli i Kuvendit nuk është një rol që të ratifikojë raporte të cilat përsëriten vit pas viti. Kontrolli parlamentar duhet të jetë i tillë që vendosë afate dhe të monitorojë afate. Në rastin e Këshillit Drejtues të RTSH, i cili monitoron punën e përgjithshme të televizionit unë nuk di se a është raportuar krahasuar me një vit më parë sa është rritja e zonës së mbulimit të televizionit publik. E ndërkohë përfitoj nga rasti që t’i tërheq vëmendjen televizionit publik për shpenzime të pavlefshme që lidhen me blerjen e ndeshjeve të Champions Leagues, të UEFA League-s, me vlera marramendëse. Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë euro TVSH për të blerë ndeshjet e Champions League të cilat hyjnë në sektorin luxury, në sektorin e qejfit. Shqiptarët jetojnë dhe po nuk e panë Champions League, shqiptarët madje jetojnë dhe më mirë nëse nuk shohin UEFA League por unë nuk mund të toleroj sepse me këto para mund të ishin blerë sisteme transmetimi për të mbuluar çdo pjesë të territorit. Unë jam deputet. Kam pafund sms e ankesa nga banorët. 1.8 mln euro të shpenzuara për Champions League e Uefa League, 40 mijë euro për një ndeshje futbolli as e para, as e dyta por e treta në renditje nuk mendoj se janë një shpenzim që i bëjnë nder TVSH.
Nuk ka asnjë TV publik shtetëror, as BBC, as Rai që të marrë të harxhojë para për këtë. Ne duam që TV publik në kohën e pandemisë u bë një transmetues i domosdoshëm për mësimin do doja që ky të vazhdonte dhe gjatë verës sepse ka qenë një vit shkollor shumë i vështirë, njëherë prej tërmetit dhe më pas prej pandemisë. Nuk mendoj që ne si Kuvend të duartrokasim këshillin drejtues të RTSH që me një vendim qarkullues ka miratuar që 1.8 milionë euro të shkojnë për këto shpenzime.
Paketa e antishpifjes sot është një domosdoshmëri që ne duhet ta kalojmë sa më shpejt por sipas të gjithë frymës dhe rekomandimeve të Venecias. Edhe për këshillin drejtues të RTSH-së nuk ka nevojë më të bëjmë qoka personale apo politike, 6 ne, 6 PD-ja, apo 6 ne dhe 6 ju si opozitë parlamentare e zgjidhni ju me PD-në, shkoni zgjidheni këtë punë, por kjo histori do marrë fund. Nuk ka punë as PD dhe as PS më këshillin drejtues. Duhet të jenë 12 veta që të jenë ekspertë të fushës, ta shndërrojnë atë institucione në një korporatë mediatike moderne ku vendimmarrja buron nga nevoja për të rritur audiencën dhe investimet e shpenzimet bëhen nga nevoja për të aksesuar këtë shërbim publik tek çdo qytetar.
Të mos harrojmë që TVSH është shërbim publik për të cilin paguajnë qytetarët shqiptarët. Nëse duam të bëjmë diçka, këtë rezolutë që sot ta përkthejmë në dokument pune raportimi, komisioni i medias, ku ka ekspertë shumë të mirë.
Do t’i bëja thirrje TV publik shqiptar brenda mundësive, pa penalitete ta anulonte këtë kontratë sepse nuk i bën nder një televizioni publik se është shpenzim i kotë”, deklaroi Balla.

Lexo edhe :  “Berisha i ka shkaktuar dhimbje Shqipërisë”/ Juristi: Basha duhet të përballet me Saliun

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Temperatura deri në 43 gradë javën që vjen, qytetet që do “goditen” nga i nxehti afrikan

Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo për shkak të depërtimit të...

Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: “Ditët në koma, shihja një dritë…”

I ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili. Ai ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private...

Keni bërë plane për plazh? Mësoni si do jetë motit për këtë javë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore...

Çfarë shtrohet në tavolinë për Kurban Bajram? Ide për një tryezë të bollshme

Derisa Fitër Bajrami njihet si “Bajram i ëmbël”, Kurban Bajrami është i njohur ndryshe si “Bajram i kripur”. Si i tillë, ushqimi i kësaj feste...

Nga Arbana te Noizy, cilët ishin VIP-at shqiptarë që ndoqën LIVE ndeshjen Shqipëri-Itali

Shumë personazhe të famshëm udhëtuan drejt Gjermanisë për të ndjekur dhe për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen kundër Italisë në stadiumin e Iduna...

Lajme të tjera

Web TV