AMT tjetër padi në SPAK/ Malkaj: Besimplotë se do bëhet Teatri i ri Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar ditën e sotme një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Të paditurit mësohet se janë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pasi AMT pretendon se në orët e para të 17 majit janë kryer akte kriminale.

Para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka folur për mediat aktori shumë i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj. Aktori deklaroi se ka shumë besim se Teatri i ri Kombëtar do të rindërtohet pasi sipas tij një pjesë e Evropës është me ta.

“Si fillim njëherë, shkyerja e teatrit ishte e trishtueshme dhe do te dhëmb gjatë. S’jam në gjendje të shpjegoj këto që tha Ada. Por Teatri Kombëtar si nuk qenka i mbrojtur? Është kombëtar.

A kemi të drejtë të ndërrojmë vargjet e himnit. Është kombëtar! Unë jam besimplotë në këtë rast. Po ta shohësh me vëmendje ajo që është prishur në vendin tonë, nuk është ndërtuar. Është e dhimbshme.

Më gjeni një kinema që është ndërtuar apo monument kulture. Ne për të prishur jemi kompetentë, për të ndërtuar, pak e vështirë. Ketu kam besim se do të rindërtohet. Ka një pjesë evropiane që është e ndjeshme ndaj këtij teatri. Ata do të thonë fjalën e tyre. Fatkeqësia jonë kombëtare është se jemi të kufizuar me veten. S’kemi gjeruan apo austriak. Mësojmë vetëm nga vetja.”, tha Malkaj.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV