“Të kanë pikuar te gjiri”/ Meta ia merr valles në oborr të Presidencës (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar sot me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Koto Hoxhin, i cili do të flijohej i bindur në fitoren e kauzës shqiptare për liri, arsim dhe emancipim shoqëror.

Ndërkohë në Presidencë, kreu i shtetit ka pritur një grup nga Lunxhëria dhe tek një video që ka postuar në rrjetet sociale shihen teksa kërcejnë valle me një këngë të zonës.

Krahas videos, Meta shkruan se në shekuj Lunxhëria ia ka dalë të shkruajë faqe të lavdishme atdhetarie, arsimimi, kulture dhe emancipimi shoqëror, duke i falur Shqipërisë burra e gra të shquara.

“Në shekuj Lunxhëria ia ka dalë të shkruajë faqe të lavdishme atdhetarie, arsimimi, kulture dhe emancipimi shoqëror, duke i falur Shqipërisë burra e gra të shquara!
Këtu lindi dhe u edukua një nga Rilindasit e mëdhenj, pioneri i arsimit shqiptar, Koto Hoxhi, i cili mbolli në errësirën e kohës farën e dijes, të alfabetit dhe të gjuhës shqipe, dhe edukoi me ndjenjën e lirisë dhe krenarinë e identitetit kombëtar Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, por edhe shumë të tjerë.
Në vlerësim për kontributin e shquar në hedhjen e themeleve të arsimit dhe gjuhës shqipe, të rilindjes kulturore e letrare shqiptare, si dhe zgjimit të vetëdijes kombëtare në shërbim të luftës për pavarësinë e Shqipërisë, pata nderin të vlerësoj me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Koto Hoxhin, i cili do të flijohej i bindur në fitoren e kauzës shqiptare për liri, arsim dhe emancipim shoqëror!
Me këtë gjest ne nderojmë kontributin e tij në shërbim të kombit, por edhe përcjellim mesazhin e përkushtimit patriotik për gjeneratat e reja!
Shqipëria që kemi sot nuk mund të ishte produkt i rrethanave të kohës, por vepër e sakrificave të panumërta.
Ndaj edhe shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për burra dhe gra sa më atdhetarë dhe të përgjegjshëm për fatet e vendit! ??” shkruan Meta.

Lexo edhe :  Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/281945486485251/

Të fundit

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Lajme të tjera

Web TV