Vetëflijimi i dyfishtë/Ngjarja e rëndë në Kombinat jehonë në mediat greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja “horror” e Kombinatit ka tronditur jo vetëm Tiranën dhe Shqipërinë, por me sa duket kjo ngjarje nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe të mediave të huaja.

Mediat greke kanë raportuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kombinat.

Në lajmet kryesore të gazetës “Zougla” është raportuar vdekja e Zhanetës dhe vajzës së saj Anisa të cilat u vetflijuan me besimin që kishin tek ringjallja.

“Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”,shkruan Zougla.

“Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për ” t’u ringjallur” dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar. Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Bletra u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë. E reja i tha policisë: Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë. Sipas të dhënave të para mjekësore, Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit”.

Ngjarja në fjalë ka tronditur opinion publik, ndërsa është zbuluar pas denoncimit të vëllait të 56-vjeçares, i cili i tha policisë se asnjëra prej tyre nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapnin as derën. /Ra.My. Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV