Mediat greke: Fredi Beleri mund të kandidojë për eurodeputet i Demokracisë së Re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke kanë hedhur hipoteza se kryebashkiaku i arrestuar i Himarës Fredi Beleri mund të kandidojë për eurodeputet në siglen e partisë së Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re. Parapolitika shkruan se kjo hipotezë është hedhur në tryezën e bisedimeve gjatë përzgjedhjes së kandidatëve ‘blu’ të Greqisë. Por deri më tani ende nuk është bërë asgjë formale dhe Beleri ndodhet i arrestuar me akuzën e shit-blerjes së votave në Himarë.

Shkrimi i Plotë:

Kyriakos Mitsotakis duket se ka surpriza në përzgjedhjen e tij, përveç të pritshmeve, sa i përket kandidatëve “blu” të zgjedhjeve europiane. Për shembull, sipas rubrikës Big Mouth të poëergame.gr , është hedhur në tryezë një ide që kryebashkiaku i arrestuar i Himarës, Fredi Beleri, të kandidojë në Eurolistën e Demokracisë së Re. Përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të përforconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane.

Çfarë thotë ‘Big Mouth’

“Rritje të lëvizshmërisë vërehet ditët e fundit në lidhje me formimin e fletës “blu” europiane, e cila më duhet të pranoj se ka filluar të marrë një ngjyrë të tillë që nga dje, pasi deri më tani ishte diçka mes jeshiles dhe… të bardhë. Siç mësoj, presidenti Mitsotakis, përveç të pritshmeve, duket se ka edhe disa surpriza në kukurën e tij. Për shembull, një ish-ministër dhe deputet aktual i ND-së, një nga ata që lëvizin në të djathtën e pastër, më tha se një ide shumë e mirë do të ishte pjesëmarrja e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar në Eurolistën e ND. Siç më tha i njëjti person, përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të forconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane./E.T

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Lajme të tjera

Web TV