Arrestohet i shumëkërkuari në Shijak, ja për çfarë akuzohet (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar ditën e sotme, Alvaro Jashari, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet me dije se ai është arrestuar ditën e sotme në zonën e Shijakut, në Tiranë.

Alvaro Jashari akuzohet për plagosjen e 28-vjeçarit Endri Isait .

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadiumi”.

Operacioni nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie.

U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.

34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stadiumi”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi:

A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. I., 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.//Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të...

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj të tërë nuk dinë më...

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste si rruga e vetme për...

Berisha merr LaCivita: 11 maji si një pikë kthese historike për vendin

Në të njëjtën ditë, dy liderët politikë shqiptarë ndodheshin në Itali për të takuar emigrantët. Ish- kryeministri Sali Berisha ishte me shqiptarët e Brescia...

Lajme të tjera

Web TV