Humb njeriun e dashur, por trajneri ka një apel për Emiljano Vilën: Eja të luajmë për babain tënd!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i Kombëtares kuqezi por edhe i disa skuadrave në Shqipëri, por edhe jashtë saj, në Greqi dhe Kroaci, Emiljano Vila, ka humbur babain e tij dhe, duke folur para ndeshjes që Teuta ka të hënën në mbrëmje me Skënderbeun, trajneri Edi Martini i ka shprehur ngushëllimet e tij futbollistit.

“Mund të them që Emiljano është një djalë i shkëlqyer, një djalë që ka sakrifikuar mjaft për skuadrën”, – ka deklaruar trajneri shkodran, duke folur për lojtarin 32-vjeçar.

“Të paktën, që nga koha kur unë kam marrë drejtimin e Teutës, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme dhe është munduar në çdo ndeshje dhe çdo stërvitje të japë maksimumin, – ka vijuar Martini. – Një djalë pa fjalë, një djalë punëtor, një djalë që vrapon pa pushim. Unë i shpreh ngushëllimet dhe kam folur me Emiljanon dje, do të flas prapë sot, por jemi pak skeptik sesi do të veprojmë nesër për ta zëvendësuar atë.”

“Megjithatë, unë mendoj që Emiljano duhet t’i afrohet ekipit, duhet të luajë për ekipin dhe të luajë të hënën edhe për babain e tij”, – ka përfunduar trajneri i Teutës, Edi Martini.

Ndërkaq, edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i shprehu ngushëllimet më të sinqerta ish-futbollistit të Kombëtares, Emiljano Vila për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë, babait.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Emiljano Vila! – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Me këtë rast i përcjell Emiljanos dhe familjes së tij në emrin tim dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit e Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.”

Lexo edhe :  20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

“Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Emiljanos dhe familjes së tij. U prehtë në paqe!”, – përfundon mesazhin e tij Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV