Kukësi/ Shehi “vajton” Shkurtajn, por beson te skuadra ndaj Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është i qetë në dukje, por, si një “ushtar i vjetër” në lojën e futbollit, Orges Shehi e di që 90-minutëshi i së hënës mund të vlejë një sezon për Kukësin e tij. Verilindorët përballen të hënën me Tiranën, në takimin e vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, të ndërgjegjshëm se një humbje, pse jo, edhe një barazim, do të nënkuptonte kapitullin, çka e bën fitoren alternativën e vetme të pranueshme.

“Jemi të vetëdijshëm që është takimi më i rëndësishëm për ne, sepse kemi përballë një kundërshtar që, për nga pikëpamja e pikëve që ka grumbulluar, na e bën këtë sfidë një nga më vendimtare për ne”, – ka deklaruar trajneri Kukësit, duke folur para sfidës së të hënës, që do të luhet në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:45.

“Kështu që e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do të hedhim në fushë lojtarët që do të dinë t’i bëjnë ballë këtij kundërshtari”, – ka shtuar Shehi, i cili në këtë përballje shkon pa një lojtar mjaft të rëndësishëm, siç është Vasil Shkurtaj. 28-vjeçari ka shënuar 20 nga 49 golat e realizuar nga skuadra këtë sezon, por u dëmtua në minutat e para të përballjes së Kupës në mesjavë përballë Teutës.

“Patjetër që është një mungesë e rëndësishme, – ka pohuar trajneri durrsak i kukësianëve. – Shkurtaj është pika jonë e referimit në sulm dhe unë këtë e kam theksuar edhe herë të tjera. Ai është golashënuesi ynë kryesor, por futbolli i tillë është, ka edhe dëmtime, kështu që ne do të vazhdojmë të shohim përpara.” Tirana kryeson në kuotën e 65 pikëve, 9 më tepër sesa Kukësi, kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u luajtur.ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Një vit burg për racizëm ndaj yllit të Realit! Hera e parë në historinë e Spanjës

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=169302244594615&id=103153694542804

Të fundit

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Hong Kongu ka thënë se do t'i hapë universitetet e tij për më shumë studentë ndërkombëtarë, duke theksuar ata që janë prekur nga masa...

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV