“Pamjet alarmuese u përkasin dy prej tyre”, Kalo: Po rrezikojmë shumë, kujdes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Spitali Infektiv, Tritan Kalo ka bërë thirrje të fortë që të bëhet kujdes, pasi po shtohen shumë rastet me koronavirus te të rinjtë.

Në një postim në “Facebook” Kalo thekson se neglizhenca bën që të kemi gjithmonë e më shumë shtim të rasteve.

Më tej ai shprehet se shtimi i rasteve te personat nën 35-vjeç është shumë alarmuese.

“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre…”- shkruan ai.

Postimi i Tritan Kalos:

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3432139576810784

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV