Merkato e kësaj vere pritet të jetë shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim kohët e fundit.
Ndërprerja e sezonit për shkak të pandemisë së Covid-19 ka rënduar shumë financat e të gjitha klubeve të futbollit.
Për këtë arsye dritarja e tregut të transferimeve pritet të ketë shumë okazione. James Rodriguez është një prej tyre raportojnë mediat spanjolle.
Sulmuesi kolumbian që u afrua si një nga talentet më të mira tashmë është kthyer në një problem për Real Madrid.
Pas rikthimit nga huazimi te Bayern Munich, futbollisti nuk ka gjetur hapësira në skuadrën “los blancos”.
Me këtë gjë trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë se Rodriguez nuk bën pjesë në projektin e tij për të ardhmen.
Për këtë arsye, klubi i Real Madrid ka vendosur të përgjysmojë vlerën e kartonit të sulmuesit dhe James mund të largohet nga madrilenët këtë merkato për 25 milionë euro.
Shifër kjo që ka futur në garë shumë klube, por duket se vetëm dy janë të favorizuar për të marrë shërbimet e tij.
Atletico Madrid në La Liga dhe Napoli në Seria A duket se janë më të favorizuara për të marrë kolumbianin.ka.ta/Fjala.al/