Frika për trukime dhe tolerime, super-vëzhgim i shumëfishtë për 5 javët e fundit në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu sikundër në Shqipëri, edhe në Kosovë, dyshimet dhe akuzat e zyrtarëve të klubeve të futbollit për trukime apo tolerime të ndeshjeve në Kosovë tashmë janë bërë të zakonshme. Zërat rriten sidomos në pjesën e fundit të sezonit, në veçanti në drejtim të klubeve që janë dorëzuar në betejën për titull apo mbijetesë.

Ndërkohë që në Shqipëri “zien” ende çështja e takimit të parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, midis Bylisit dhe Tiranës, e fituar me përmbysje 1-2 nga vendasit, që është vënë në qendër të një hetimi nga Federata Shqiptare e Futbollit, në Kosovë kanë hyrë në lojë edhe aktorë të tjerë.
Kështu, zërat për trukkme e kanë shtyrë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës të bëjnë një kontroll të jashtëzakonshëm në javët e fundit të Superligës së Kosovës. Deri në fund të këtij edicioni në nivelin më të lartë të futbollit në Kosovë, kanë mbetur edhe 5 për t’u luajtur, si dhe finalja e Kupës. Burime të së përditshmes “Koha Ditore”, kanë mësuar se në disa ndeshje, ku mund të ketë dyshime për trukime, do të ketë nga dy zyrtarë të FFK-së, që do ta kenë rolin e “super-kontrollorëve”.

“Raporti përfundimtar varet nga “super-kontrollorët dhe raportet e tyre janë vendimtare, duke nisur nga ajo që shihet në fushë, sjellja e delegatit, gjyqtarëve të ndeshjeve dhe të gjithë aktorëve tjerë të një ndeshjeje futbolli”, – ka komentuar një zyrtar i FFK-së, duke folur për të përditshmen në fjalë në kushte anonimiteti, sa i përket rolit të një “super-kontrollori” të një ndeshjeje.

Lexo edhe :  KUPA E SHQIPËRISË/ Mësohen 8 skuadrat çerekfinaliste “made in Superiore”

Në fakt, për ndeshjen midis Llapit dhe Drenicës, të zhvilluar javë më parë, kanë nisur zyrtarisht hetimet e prokurorisë mbi dyshimet për trukime. Hetimet mbi dyshimet për trukime të kësaj ndeshjeje patën nisur pas aludimeve të Kryetarit FFK-së, Agim Ademi.
Por, jo vetëm për këtë ndeshje ka pasur hetime.

Edhe në të kaluarën janë bërë hetime, por, deri më tani, asnjë nuk është përballur me Gjykatën, ndonëse Federata në disa raste ka marrë vendime sportive me zbritje në nivelet më të ulëta të kampionateve të saj, por edhe me heqje të pikëve.

Megjithatë, Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, Besim Kelmendi, ka thënë se ka kërkuar nga Policia e Kosovës të ndërmerren të gjitha veprimet për verifikim dhe përcjellje të çdo ndeshjeje ku mund të ketë dyshime për kurdisje.

“Nesër (të mërkurën) e kemi në rend të ditës këtë çështje edhe në takimin e Këshillit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dukurive Negative, por nuk mund të jap më shumë detaje”, – ka thënë të martën për të përditshem e njohur “Koha Ditore” një prokuror i Prokurorisë së Shtetit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV