Aktori fitues i çmimit “Oskar”, Robert De Niro, njihet si një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump.
Urrejtja e tij për politikat e Presidentit të Amerikës shkon aq larg sa ai ka përdorur edhe fjalë fyese ndaj këtij të fundit duke e quajtur edhe “idiot”
Pikërisht me këtë temë urrejtje lidhet edhe grafika e fundit e realizuar nga piktori i njohur Avni Delvina, ku aktori De Niro shfaqet duke u larguar nga Amerika drejt vendlindjes së tij me not.
Grafikën e tij me në sfond edhe Statujën e Lirisë, piktori e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim ku shkruan: “Addio, America! Lamtumirë Amerikë! Për revoltën dhe urrejtjen e De Niros ndaj presidentit Donald Trump kam bërë disa grafika, ku ai largohet nga Amerika drejt Italisë,vendit të të parëve të tij…..
Por që të bëhej tërbimi i tij dhe urrejtja më e madhe, nuk e bëra të zakonshme udhëtimin e tij me avion ose anije, por kësaj radhë e bëra me not….kaq e madhe është urrejtja sa ai nuk pret !….Shikon për herë të fundit Statujën e Lirisë dhe i hyn detit me not….”/Bl.Ba/Fjala.al