Elbasan/ Virusi prek mjekun me familjen e tij dhe një fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë u bë një kohë e gjatë që Ministria e Shëndetësisë raporton shifra të larta të personave të infektuar me Covid-19. Kjo jo vetëm në Tiranë, por edhe në pothuajse të gjithë qytetet e vendit.

Konkretisht gjatë ditës së sotme janë shënuar 82 raste të reja nga rreth 400 tampone që janë realizuar në 24 orë.

Pesë raste të reja janë shënuar në qytetin e Elbasanit, ku pas mbylljes së pavijonit të Gjinekologjisë, COVID-19 është përhapur dhe tek bluzat e bardha, por ka prekur gjithashtu dhe një fëmijë.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se ndër rastet e reja është ai i infektimit të një mjeku reanimator, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19.

Fatkeqësisht veç mjekut kanë rezultuar të prekur edhe familjarët e tij. Pozitiv ndaj testit kanë rezultuar dhe bashkëshortja dhe vajza e mjekut në Elbasan.

Dyshohet se infektimi i mjekut ka ardhur si rezultat i kontaktit që ka patur me maminë e repartit gjinekologjik, ku disa ditë më parë u infektuan dy punonjëse të këtij pavijoni.

Po ashtu ndër rastet e konfirmuara ditën e sotme rezulton të jetë dhe një mjek pediatër, për të cilin ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i prekjes nga Covid-19.

Ndërkohë që raportohet se mes të prekurve është dhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare.

Ndërkohë në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, dhe 83 viktima të shënuara qysh nga nisja e pandemisë.

Humbjet e jetës janë shënuar në Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1 dhe Berat 1.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 509; Durrës 215; Shkodër 173; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 41; Elbasan 33; Korçë 32; Kukës 32; Berat 24; Gjirokastër 17 dhe Dibër 17./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV