Halit Valteri për Avokatin e Popullit: Paguhet se qimet e kokës pa bërë asnjë punë, të shkrihet si insitucion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri ka reaguar ashpër gjatë seancës së sotme plenare ndaj Avokates së Poplllit Erinda Ballanca.

Gjatë fjalës së tij, përmendi shpenzimet e luksit të institucionit të Avokatit të Popullit dhe titullaren aktuale e konsidero si një qokë të kryeministrit Rama për Lulzim Bashën në marrëveshjen e 17 majit.

Ligjvënësi shqiptar tha  se në tre vitet e fundit Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë, sa kur vjen koha për raportimin vjetor në Kuvend nuk ka se çfarë të thotë.

Më tej, deputeti bëri thirrje Avokatin e Popullit të shkrihet si institucion dhe 1.3 milionë euro që shpenzon në vit të shkojnë për projekte të tjera serioze, si shkolla, kopshte e çerdhe.

“Shqipëria është vendi më i pashembullt në botën e qytetëruar dhe demokratike ku abuzimi me paranë publike dhe korrupsioni i kthyer në sistem janë dy alternativat më të dallluara. Dihet që xhepat e qytetarëve janë grabitur dhe grabiten ditën për diell nga çdo qeveri në 30 vjet, ndërsa në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit nga titullarët e institucioneve, Kjo gjë instrumentalizohet përmes formave nga më të ndryshmet dhe larg syrit te larg vëzhgues dhe larg syrit të opinionit publik, ndërsa institucionet arbitër institucionet ligj-zbatuese bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh duke heshtur kur paratë publike, taksat e qytetarëve përfundojnë në xhepat e zyrtarëve.

Ky model grabitjeje është ngritur në sistem në vendin tonë dhe përgjegjës nuk ka. Reformohet drejtësia, bëhet drejtësi e re dhe sërish nuk shohim asnjë shembull të ndëshkimit ligjor për abuzimet me detyrën. Taksat, por dhe në fakt bëhemi dëshmitarë të amnistimit të zyrtarëve që groposin disa dosje të korrupsionit madhor në këtë vend dhe askush nuk flet, aq më pak avokatja e Lulit jo e jo. Institucioni ekzemplar që paguhet pa bërë asnjë punë nga buxheti i shtetit është avokati i popullit.

Titullarja e këtij institucioni, avokatja e 17 majit, në tre vite në krye të këtij dikasteri shumë larg pritshmërive nga ajo që është vënë ka një administratë të politizuar të vënë me njerëz partiakë që nuk kanë lënë asnjë gjurmë në tre vjet që paguhen nga buxheti i shtetit. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë sepse vetëm për popullin nuk kanë punuar këto tre vite. Një pushtet që iu dhurua PD në 2017 në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha dhe titullarja dhe administrata e saj mendojnë se s’kanë asnjë detyrim para ligjit, shtetit dhe qytetarëve sepse janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci.

Të paktën siç e parashikon ligji që ka miratuar qeveria aktuale që paraqiste modelin konkurues në këtë institucion jo të qokave dhe të kleringut, pallatit të vlorës. Ky institucion merr nga xhepat e taksapaguesve çdo vit 1. 3 milionë euro. Për çfarë paguhen këto para? Sigurisht për rroga udhëtime, dieta, por më e keqja është se veprimtaria dhe ndikimi i këtij institucioni siç e thamë është zero, zero me xhufkë.

Nëse nuk mbron të drejtat e qytetarëve të cilat nëpërkëmben nga shteti, nga drejtësia, nga të fortët e këtij vendi, për çfarë e paguajmë këtë institucion sa qimet e kokës ne dhe gjithë shqiptarët. Për dieta, për udhëtime për qejfe? Jo! Kjo nuk duhet të funksionojë kështu dhe të dashur kolegë nuk duhet ta pranojmë asnjëri nga ne këtë gjë. Zotëria që rri mbrapa, nga 2017 e këtej, këtë institucion e përdori si qok për mikun e tij, Lulzim Bashën. Produkti i 17 majit 2017, Avokati i Popullit është institucioni tipik që siç nëpërkëmb atë marrëveshje xhentëllmenësh të politikës shqiptare, një administratë komplet e paaftë dhe më shumë se tre vite nuk ka trajtuar dhe as nuk ka analizuar në rrugët e zgjidhjes qoftë edhe problemin më të vogël që kanë pasur qytetarët shqiptarë, me letra se kështu me raporte duhet të kenë të gjithë.

Le të flasim për njëmijë problematika që kjo qeveri dhe qeveritë në përgjithësi u shkaktojnë qytetarëve shqiptarë çdo ditë. Ku ishte avokati i popullit kur qytetarët shqiptarë ikën nga sytë këmbët nga ky vend për shkak të varfërisë ekstreme të shkaktuar nga qeveria, flasim për një eksod që në vitet e fundit ka prodhuar shifra tronditëse. Ka një shkak, ka një arsye, ikin nga varfëria, nuk ka vend pune, ikin se mungon shteti ligjor. A ka përgjegjës për këtë? Sigurisht, përgjegjës është vetëm qeveria. Kush e vë në lëvizje qeverinë? Institucionet e pavarura, a është avokati i populllit institucion i pavarur? Kushtetuta kështu e njeh me letra por në realitet jemi ndeshur me të kundërtën dhe bilanci i këtij institucioni në të gjithë treguesit e tij është zero. Ku ishte avokati i popullit kur rrënoheshin shtëpitë e banorëve të Astirit, jo për t’i hequr e për t;i hapur rrugë projektit të unazës por për t’i kthyer pronat e tyre në komplekse pallatesh për biznesmenë të lidhur me qeverinë. Ku ishte avokati i popullit kur konsumatorët shqiptarë mbifaturohen nga OSHEE me fatura mujore të energjisë elektrike me fatura të ujësjellësit.

Nuk flasim për një rast apo dy apo tre por për grabitjen në tërësi të qytetarëve. Ku ta kërkojnë ata drejtësinë në një shtet agresiv kur nuk ka qëllim të mbrojë taksapaguesit e tij por përkundrazi kërkon të thithë edhe pikën e fundit të gjakut për të mbushur xhepat dhe për të pasuruar bejlerët e pushtetit. Vitin e kaluar ne u përballëm me një fatkeqësi kombëtare, tërmeti i 26 nëntorit, rastësisht avokatja e popullit u gjet në Bogota të Kolumbisë jo vetëm që nuk e ndërpreu vizitën por as nuk mori mundim të solidarizohej me viktimat e tërmetit dhe me tragjedinë më të madhe natyrore që kemi provuar ndonjëherë në këtë vend. Kishte për detyrë të kërkonte transparencë nga qeveria dhe përgjegjshmëri për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për t’i trajtuar ata në mënyrë të barabartë por kjo nuk është e gjitha.

Sa kohë ky institucion kur vjen çështja te bilanci vjetor i punës nuk ka se çfarë të na tregojë ne, nuk ka se çfarë t’iu tregojë qytetarëve pasi të gjithë janë të bindur që nuk vlen për asnjë gjë do të ishte më e udhës të shkrihej fare ky projekt dhe 1.3 mln euro qeveria t’i shpenzonte në projekte serioze e këto para të investoheshin në shkolla në kopshte në çerdhe dhe mos t’ja akordojë si bonus zyrës së avokatisë së Lulzim Bashës.” tha Valteri. /En.Br./Fjala.al

Lexo edhe :  Reshjet e dëborës në Kukës, gjysma e popullsisë pa energji elektrike

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV