Manastirliu me tone të forta: Nuk izolohemi sërish, por shkoni tek Infektivi e shkoni situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli me tone të ashpra në Kuvend për situatën e krijuar nga koronavirusi, duke iu kërkuar qytetarëve të zbatojnë masat.

Ministrja deklaroi se nuk do të rikthehet sërish izolimi dhe masat drastike, por qytetarët duhet të zbatojnë rregullat, pasi nëse nuk ka shëndet, s’ka as ekonomi.

Duke iu përgjigjur atyre që nuk besojnë se koronavirusi ekziston, Manastirliu iu kërkoi të shkojnë te Spitali Infektiv dhe të shohin se vetëm sot 6 pacientë janë në terapi intensive, disa prej të cilëve në moshë fare të re.

“Nuk kemi luksin që të kemi një qytetar, një polic apo një inspector për situatën e pandemisë. Por të gjithë bashkë duhet të mësohemi me ndryshimin e sjelljes, të të jetuarit. Ka ende zëra që thotë se koronavirusi nuk ekziston. Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht”, u shpreh Manastirliu.

Më tej ajo apeloi duke kërkuar që të mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. “Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të vendosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën.

Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV