Murrizi krerëve të partive: Ju kemi ofruar marrëveshje, por ju doni pazare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit është shprehur se ata po kërkojnë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, por janë palët e tjera politike që e pengojnë këtë proces pasi duan pazare.

Murrizi është shprehur se nuk do të tërhiqet pasi deri tani Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë ligjet dhe kanë ndryshuar Kushtetutën siç iu ka dashur kokrra e qejfit.

“Halli i madh i kësaj salle janë tenderat. Kam raportin e KLSH përpara, që thotë se mbi 2 mijë tendera i kanë bërë këta. Thotë që MM, MB, Drejtoria e Burgjeve, AKSHI, Infrastruktura, 70% të tenderave i kanë tenderuar me një përfaqësues të vetëm. Trau më i madh është trau që kërkoni t’i vendosni shqiptarëve të kutia e votimit. I cuani votat si ankand, si tender.

Taulant ku je fshehur, hajde këtu, se votat nuk janë ferrave. Thuaji dhe Ramës, Lulit e Monikës, kur keni qenë në këtë sallë bashkë, pa qenë ne tjerët, keni bërë ligje e ndryshuar Kushtetutën sic ju ka dashtë kokrra e qejfit. Unë habitem pse i trembeni aq shumë marrëveshjes institucionale. Ne ju kemi ofruar marrëveshje, ju doni pazare.

Është bërë sport popullor hapja e listave, se ua keni mbyllur kutitë shqiptarëve, ua keni hequr të drejtën e votës, dhe u thoni shkoni e votoni. Zotërinj, koha për pazare besoj se nuk do të jetë kaq e qetë për ju. Ne kërkojmë një kompromis në sinkron me kërkesën e shqiptarëe, ju doni pazare. Pse një marrëveshje të sinqert me ne doni ta quani pazar dhe pesë pazare me ata t’i quani marrëveshje”, tha Murrizi.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri në 21 shtator 2025 pranë drejtorive vendore...

1 Shtator 1923 – Tërmeti i madh i Kanto-s, 150 mijë jetë të humbura nën rrënoja

Më 1 shtator 1923, në orën 11:58 paradite sipas kohës lokale, ra një tërmet me magnitudë 8.3 të shkallës Rihter në rajonin Kanto të...

Lajme të tjera

Web TV