Derbi i 157-të i kryeqytetit ose derbi i Covid-19-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi ka qenë gjithmonë i veçantë, por ky i 157-ti është padyshim mjaft i veçantë, por, fatkeqësisht, për arsyet e gabuara.

Epidemia e virusit “Covid-19” e ka goditur këtë ndeshje si asnjërën më parë dhe janë plot 5 futbollistë të Partizanit që kanë rezultuar pozitivë nga 50 tamponët që u janë bërë gjithsej lojtarëve dhe stafit të të kuqve kryeqytetas. Pas daljes fillimisht pozitiv të shqiptarit nga Maqedonia, Besnik Ferati, dhe rumunit Deian Boldor, edhe 3 të tjerë i janë shtuar listës së kuqe të “Covid-19”-ës dhe ata janë Çinari, Kote dhe Mala.

Të 3 raportohet të jenë asimptomatikë, ndërsa të 5 lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por janë izoluar dhe do të mungojnë në derbi. Kjo padyshim ka krijuar mungesa të mëdha për trajnerin e të kuqve, Adolfo Sormani, i cili e ka humbur 1-5 derbin e mëparshëm dhe e di se një tjetër humbje do t’i kushtonte stolin. Por, përtej mungesave, ekziston edhe frika midis lojtarëve në fushën e blertë dhe kjo pritet ta bëjë gjendjen edhe më të tensionuar. Sikur të mos mjaftojë kjo, të dy rivalet e përjetshme kryeqytetase e kanë humbjen një alternativë shumë të kushtueshme.

Për Partizanin pritës, humbja mund të nënkuptojë kapitullimin edhe matematikisht në betejën për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm, ndërsa, për Tiranën, do të nënkuptonte një tjetër tronditje në betejën për titull. Humbja 1-2 të hënën në shtëpi me Kukësin e ngushtoi në 6 pikë hendekun midis dy rivaleve dhe, një tjetër humbje në derbi, do të bënte që ky hendek të ishte vetëm 3, natyrisht, nëse Kukësi fiton nesër me Teutën. Po as barazimi nuk do t’u bënte punë dy rivaleve, pasi pasojat do të ishin të njëjta me humbjen./Ka.Ta/Fjala.al

Të fundit

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Lajme të tjera

Web TV