Një nga temat më të nxehta të planifikimit të dasmave është veshja e nuseve, e cila, pa dyshim, kërkon një shumë të konsiderueshme parash. Për të mbërritur në fustanet e sotme moderne, veshja e nuseve ka pësuar ndër vite ndryshime të mëdha.
Shumë besojnë se koncepti i një ceremonie martesore u zhvillua në Romën e lashtë, ku një dasmë duhej të kishte të paktën 10 dëshmitarë që martesa të ishte e ligjshme.
“Fjala” ka përzgjedhur të ndalet në vitet më kyçe, ku janë pikasur pikërisht risitë; prerjet, ngjyrat dhe modelet e preferuara.
Nga Alessia Selimi
Shekulli XV
Tradita e veshjes së nuses u ndoq si një mënyrë për ta mbrojtur atë nga shpirtrat e këqij, pasi njerëzit besonin se kjo do t’i ngatërronte shpirtrat, duke mos ditur se cila grua ishte e porsamartuar.
Shekulli XVII
Dasmat gjatë shekullit XVII u panë si një festë ku pritej ekstravaganca. Nusja vishte fustanin e saj më të mirë dhe ngjyra të caktuara i rezervoheshin ditës së saj të madhe, në varësi të moshës dhe rrethanës. E gjelbërta vishej nga nuset adoleshente, kafja nga nuset në mesin e 20-ave, dhe ngjyra e zezë vishej për nuset në moshë.
Viti 1840
Kur mbretëresha Viktoria veshi një fustan të bardhë për martesën e saj me princin Albert, jo vetëm që u popullarizua përdorimi i fustanit të bardhë në dasmë, por u shndërrua në zakon. Në fakt, mbretëresha i skicoi vetë të 12 fustanet që veshi në dasmë, duke zgjedhur modele të thjeshta, të mëndafshta, me funde prej tyli dhe trëndafila të bardhë.
Viti 1850
Në epokën e Viktorias, u konsiderua në modë të bëhej një dasmë e gjitha e bardhë. Por kishte disa rregulla themelore. Të gjitha shoqërueset e nuseve duhej të ishin më të reja se vajza e cila kishte vendosur të martohej, pa një unazë në gisht, dhe fustanet e tyre duhej të ishin më të shkurtra se ai i nuses.
Viti 1860
Në një martesë viktoriane nusja dhe shoqërueset e saj zakonisht mbanin kurorë në flokët e tyre dhe velloja ishte e ngjitur në majë të kokës. Ishte e zakonshme që nusja të vishej me ngjyrën e luleve të portokallit, ndërsa shoqërueset e saj shiheshin të veshura me ngjyrë trëndafili ose të luleve sezonale.
Viti 1870
Nuset duhej të mbanin asokohe tufa me hudhër dhe barishte, për t’u ruajtur nga prania e shpirtrave të këqij në ceremoni.
Viti 1880
Gjëja më e mirë në lidhje me fustanin tuaj në stil viktorian? Mund ta shkurtoni pas dasmës dhe ta vishni përsëri. Kjo zgjedhje filloi të aplikohej që nga shekulli XIX, kur gratë i shfrytëzuan me të vërtetë fustanet e tyre të nusërisë për përditshmëri.
Viti 1895
Deri në fund të shekullit XIX, nuset filluan të eksperimentonin me fustane nusesh shumëngjyrëshe dhe dasma e gjitha me ngjyrë të bardhë filloi ngadalë të bëhej më pak e zakonshme. E bardha, jeshilja dhe ngjyra e trëndafilit ishin ngjyrat më të njohura në Amerikë. Ndërsa ngjyra gri, jargavan dhe violetë ishin të zakonshme në Angli.
Viti 1905
Deri në fillim të shekullit XX u bë zakon që veshjet e shoqërueseve të nuses të bënin kontrast me fustanin e kësaj të fundit, në mënyrë që vëmendja të ishte pikërisht te nusja.
Viti 1915
Ndonjëherë një dasmë nuk përfshinte nuse të pjekura në moshë dhe përbëhej nga shumë fëmijë. Në këtë rast, nuset e vogla dhe vajzat kishin veshje të shkurtra të bardha, të cilat zakonisht përfshinin një brez shiriti.
Viti 1920
Edhe pse stili i nusërisë i viteve ’20 ishte i drejtuar drejt siluetës moderne, shumë nuse zgjodhën traditën dhe u veshën me të bardha.
Viti 1925
Pëlhura luksoze të epokës, të tilla si kadifeja, ishin të zakonshme për veshjet e nuseve. Nuset shihen në atë vit me fustane me mëngë të gjata dhe perla, si dhe me një kapele në kokë.
Viti 1930
Fundet e gjata ishin tepër në modë në vitet ‘30, sikundër ishin edhe bluzat me mëngë të fryra. Ato të krijonin idenë e një fustani.
Viti 1935
Me gjithë rënien ekonomike të Depresionit të Madh, moda e nusërisë në vitet ’30 ishte gjithçka për magjepsjen dhe arratisjen e Hollivudit. Veshjet e nuseve nuk ishin përjashtim, dhe zakonisht bëheshin prej pëlhure sateni. Një aspekt tjetër kyç? Një dorashkë horizontale për të dyja duart, siç shihet në këto dy nuse që rreth atyre viteve u bashkuan me martesë në Londër.
Viti 1940
Shumica e nuseve iu larguan mendimit se shoqërueset e tyre duhet të vishnin patjetër fustane të bardha. Në vitin ’40 u vu re tendenca e të veshurit fustan me bel të lartë dhe shpatulla të plota.
Viti 1945
Veshjet e ngjashme të shoqërueseve të nuses u bënë popullore gjatë këtij viti, dhe u preferuan së tepërmi.
Viti 1950
Fundet e gjata filluan të shfaqeshin në modën e nusërisë, së bashku me idenë se qafa e një nuseje i jepte hijeshi kësaj të fundit, nëse ishte e mbuluar me copë të qëndisur.
Viti 1955
Fustanet e nuseve të shkurtra deri në gju, u preferuan goxha në fund të viteve ’50. Kjo sepse u kuptua se të tilla fustane nuk ia minimizonin peshën që një fustan nuseje në të vërtetë duhet të kishte.
Viti 1960
Fustani i shkurtër, pa mëngë, ishte pikërisht ky model që mbizotëroi gjatë viteve ’60.
Viti 1965
Shoqërueset e nuseve iu drejtuan ngjyrës rozë, duke e përdorur fillimisht në vellot e tyre.
Viti 1970
Një gjë e sigurt në çdo martesë të viteve ’70? Mëngët e njohura me emrin Tudor. Ato u pikasën në fustanet e shoqërueseve dhe të vetë princeshë Anne-s, në vitin 1973.
Viti 1975
Fustanet me pala, me ngjyrë pjeshke dhe me kapele të gjera e të zbukuruara – nuk mund të përshkruhet ndryshe një veshje e shoqërueseve të nuses në mesin e viteve ’70.
Viti 1980
Ishte jo vetëm veshja e dasmës së princeshë Dianës që ndikoi në modën e nusërisë. Zgjedhja e saj e fustaneve bëri që nuset anembanë globit të preferonin një bisht të gjatë të vellos dhe mëngë të fryra për pjesën e mbetur të dekadës.
Viti 1985
Në ’85 u rikthye ngjyra rozë, si dhe u shenjua përdorimi i kurorave me lule.
Viti 1990
Moda në vitet ’90 ishte e fokusuar drejt minimalizmit. Ngjyra si e zeza, e kuqja dhe bluja e errët, filluan të shfaqen. Po ashtu, u preferuan silueta të thjeshta.
Viti 1995
Livando zëvendësoi trëndafilin si një nga ngjyrat më të njohura për veshjet e nuseve në vitet ’90. Princesha Theodora e Greqisë e veshi atë në një martesë angleze, në një fustan të gjatë me rruaza.
Viti 2000
Deri në vitin 2000 fustanet e satenit me gjatësi të plotë po merrnin epërsi, si tendenca më e njohur për nuset. Vajzat dhe gratë gjithashtu filluan të zgjedhin më shumë se një ngjyrë për dasmën e tyre.
Viti 2001
Jo vetëm që Lisa Kundrow dhe Jennifer Aniston dukeshin të mrekullueshme si bashkëshoqëruese të miqve në serialin “Friends”, por fustanet e tyre me lule dhe pa mëngë ishin plotësisht në tendencë për momentin.
Viti 2002
Busti u bë gjithnjë e më i popullarizuar gjatë fillimit të viteve 2000 – një tendencë që u përqafua për një kohë të gjatë.
Viti 2003
Gati për më shumë elemente të së kaluarës në një fustan nusesh? Rruazat dhe prerjet në bel të një stili perandorak.
Viti 2004
Rreth mesit të viteve 2000, u bë më e zakonshme që shoqëruesja e nderit të vishej një ngjyrë ndryshe nga pjesa tjetër e festës së nusërisë.
Viti 2005
Fustanet me bust që lidhej në qafë, u hasën më së shumti në mesin e viteve 2000.
Viti 2006
Me veshjet e shoqërueseve të nuseve që u panë më shumë si produkt stigme, nuset i lanë miket të lira në zgjedhjen e stilit dhe ngjyrës së fustanit.
Viti 2010
Carrie Bradshaw (personazh kryesor i serialit dhe filmit “Sex and the City”, luajtur nga aktorja Sara Jessica Parker), dinte gjithnjë si të shpallte një trend. Pasi shoqërueset e saj u veshën me fustane me prerje dhe ngjyra të ndryshme, nuset anembanë filluan të ndiqnin trendin e përzierjes dhe kontrastit.
Viti 2011
Kate Middleton injektoi industrinë e dasmave me një dozë të plotë të traditës, kur u martua me princin William në Westminster Abbey, në vitin 2011. Shoqëruesja e saj, Pippa Middleton, e cila veshi një fustan të bardhë dhe të ngjeshur pas trupit, i dha një tjetër frymë trendit të mbështetur në të shkuarën.
Viti 2015
Në kontrast të plotë me trendet e së kaluarës, deri në vitin 2015, nuset filluan të zgjedhin fustanet me ngjyra neutrale. Ngjyrat e rërës dhe të gurit u bënë shumë të njohura.
Viti 2018
Floralët u rritën në popullaritet në vitin 2018, dhe i shtuan doza romantizmi ditës së madhe. Detajet e rafinuara në fustanet e shoqërueseve dhe të nuses, siç shihen në këtë festë nusërie në Hong Kong, ishin interesante, dhe nuk shkaktonin shpërqendrim.
Viti 2019
Bojëqielli i hapur u preferua shumë për veshjet e nuseve në vitin 2019. Meqenëse nuset sot dëshirojnë të zgjedhin, stilistët e tyre kanë filluar të ofrojnë një gamë të gjerë siluetash.
/En.Br./Fjala.al