Statistikat/ Biologu Ethem Ruka: Virusi po përparon shumë shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biologu shqiptar, Ethem Ruka ka analizuar situatën e Covid-19 në vendin tonë dhe bazuar në shifrat e javëve të fundit e ka quajtur atë shumë të rënduar.

Sipas Rukës infektimet ditore dhe humbjet e jetëve tregojnë se infeksion është duke përparuar çdo ditë e më shumë.

Ai ka bërë një krahasim me datën 21 maj dhe thotë se jemi përkeqësuar, si dhe konstaton se shkallë e ndërgjegjësimit për rrezikshmëri mbetet e ulët.

Postimi i Ethem Rukës:

11 KORRIK 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE

Situata e pandemise po vjen duke u renduar. Infektimet ditore jane rritur, po ashtu dhe humbjet e jeteve. Ka disa jave qe numri i te infektuarve ditore eshte shume me i madh se ai i te infektuarve, cka tregon se nje i infektuar infekton gjithmone e me shume subjekte te shendetshme.

Sot perqindja e te sheruarve  eshte 56%, ajo e te semurve aktive 41% dhe e atyre qe kane ndruar jete 3%. Kjo do te thote qe ne raport me daten 21 maj, si dita me e mire me 17% te semure dhe 80% te sheruar, sot jemi perkeqesuar me 24%. Per te ardhur keq!!!!

Ka shume qytetare qe nuk e besojne ende se ka nje virus te rrezikshem ne qarkullim. Shkalla e ndergjegjesimit per rrezikshmerine mbetet e ulet. Ne Tirane zyrtarisht jane 477 individe pozitive, por ne fakt (sipas meje ka shume individe te infektuar asimptomatik) jane shume e shume me teper. Kjo ben qe gjasat e infektimit per individet e tjere te shendetshem jane rritur edhe me shume.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/ethem.ruka.1/posts/1432766583573913

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV