500 euro klandestinëve për të kaluar kufirin, arrestohen 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona të cilët transportonin 10 shtetas të huaj nga vendet e treta, kundrejt pagesave që shkonin nga 400 deri në 500 euro.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se këta persona ushtronin aktivitetin e paligjshëm të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitit të tyre kundrejt pagesës në territorin shqiptar me destinacion vendet e BE-së, si dhe në vijim të operacionit policor “Mengel “, nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, opercioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operativo-procedurale dhe ndjekjes prokative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:

E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.

Lexo edhe :  Berisha ngjitet në podium me lot në sy: Sot jam më i emocionuar se kurrë

Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në flagrancë në datën 10.07.2020 në kuadër të operacionit “Mengel”, kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion perfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV