Cako i përgjigjet Silva Binos: Më lejo të vij pa maskë te Infektivi të intervistoj të sëmurët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi i ri COVID-19 është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë planetin, pasi deri tani pasojat kanë qenë tragjike me mbi 500 mijë viktima, ndërkohë që vazhdon ende të kërcënojë seriozisht.

Por, ekzistojnë dhe shumë zëra që nuk besojnë në ekzistencën e tij dhe e shohin si një konspiracion global. Zëra të tillë ka patur dhe në vendin tonë ku një prej tyre është antikonspiracionisti dhe botuesi Alfred Cako.

Pak ditë më parë, një reagim të ashpër për të pati dhe nga shefja e ISHP-së, Silva Bino e cila e ftonte Cakon që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj ai fliste lloj lloj gomarlliqesh nga kolltuku.

“Kur mediat pomovojne idiotsie. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur. Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku.” shkruante Bino në rrjetet sociale.

Ndërkohë që Alfred Cako i është përgjigjur me anë të një mesazhi ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

“Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjije.” i shkruan antikonspiracionisti  Silva Binos.

Lexo edhe :  Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Nuk dihet si do të merret kjo kërkesë nga mjekja Bino, megjithatë në rast lejimi do të ishte rasti i parë që do të thyente protokollin mjekësor brenda spitalit Infektiv.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit, 16 Gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime...

Trump vlerëson samitin: Putin është një djalë i fortë, ishte një takim shumë i ngrohtë

Presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi samitin e tij të ndjekur nga afër të premten me Presidentin rus Vladimir Putin me “10” nga 10...

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij të pushtetit dhe po pastron...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Lajme të tjera

Web TV