Bie pista e ndihmësit Ansi Agolli për De Biazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni kuqezi nuk do të jetë në stolin e Azerbajxhanit, trajneri italian ka bërë zgjedhje të tjera. Përkundër asaj që ishte raportuar fillimisht nëpër media, Ansi Agolli nuk do të jetë bashkëpunëtori i Gianni De Biasit tek përfaqësuesja e Azerbajxhanit, pasi italiani ka bërë të tjera zgjedhje.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ish-trajneri i Shqipërisë ka përzgjedhur si bashkëpunëtorë të tij Beni Karbonen dhe Klaudi Beluçin, dy ish-sulmues të viteve ’90-‘2000 në Serinë A.
Gianni De Biasi i është kthyer detyrës së trajnerit pas gati 3 vitesh. Ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

Fillimisht ishte raportuar se në stolin e kësaj përfaqësueseje, do të ishte edhe një “ish” i Kombëtares kuqezi, ish-futbollisti Ansi Agolli.

Ish-kapiteni i Shqipërisë kaloi në Azerbajxhan vitet më të mira të karrierës së tij. Ai luajti plot 8 vite me Karabakun, duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit.

Ai arriti të luante me këtë ekip edhe në Ligën e Kampioneve dhe atë të Evropës. 64-vjeçari De Biasi ishte trajneri që hyri në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur t’i drejtonte kuqezinjtë drejt kualifikimit për herë të parë, në fazën finale një veprimtarie ndërkombëtare, siç ishte Euro 2016-ta në Francë.

Italiani qëndroi 6 vite në krye të stolit të Shqipërisë, duke arritur bilancin më të mirë në historinë e Kombëtares kuqezi të futbollit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV