“Do të jetë rruga më me vlerë në Tiranë”, Veliaj inspekton punimet te Bulevardi “Zogu I”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Bulevardi “Zogu I” po merr një pamje të re dhe brenda vitit do të transformohet në një hapësirë të madhe publike, me sheshe e fasada të unifikuara në të dyja anët. Një investim i cili pritet t’i japë një impuls ekonomik të gjithë zonës, që lidhet me Bulevardin e Ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në terren dhe falenderoi qytetarët për bashkëpunimin.

“Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”, tha Veliaj.

Ai theksoi se shumica e do progresin dhe të bukurën, prandaj shprehu besimin se edhe ajo pakicë e vogël do të bëhet bashkëpunuese. “Për sa kohë që shumica do progresin, do të bukurën, estetikën, do të duhet që të bashkëpunojmë të gjithë.

Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës – ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi”, nënvizoi kryebashkiaku.

Projekti i Bulevardit “Zogu I” është konceptuar si një miks hapësirash publike, ku nuk do të mungojnë edhe aktivitetet ekonomike. “Kemi fituar një pafundësi hapësirash. Mjafton të shihni me sy të lirë se vetëm nga heqja e kangjellave te Ministria e Drejtësisë, te Fakulteti i Shkencave dhe te materniteti i vjetër i Tiranës, kemi fituar disa hapësira.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku Erion Veliaj pret zonjën Avital Leibovich nga “AJC – American Jewish Committee”

Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern; do të shohin dyfishim të trotuareve, sepse duam që të ketë një rrugë shopping-u, një hapësirë ku qytetarët të kenë mundësi të pinë një kafe, të konsumojnë produkte të ndryshme, të ulen e të hanë në një restorant. Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet”, tha ai.

Ndërkaq, projekti i ri krijon edhe një lidhje mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, ku do zhvendosen institucionet dhe bizneset e mëdha të vendit. “Do kemi një lidhje me Bulevardin e Ri, pasi deri dje ishin si dy hapësira me cilësi ndryshe nga njëra-tjetra. Tani cilësia është e njëjtë, ndaj nuk do të dallohet fare kur kalojmë nga pjesa e Tiranës së vjetër tek ajo e Tiranës së Re.

Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar. Në gjysmën e dytë të vitit, kur do të nisë zhvillimi në zonën e Bulevardit të Ri, me zhvendosjen e zyrave, bankave, institucioneve dhe korporatave të vendit, besoj se Bulevardi “Zogu I” do të jetë një pikë takimi i shkëlqyer mes polit të Tiranës rezidenciale dhe polit të Tiranës Fin-Tech”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me familjen mbretërore, do të realizojë zhvendosjen e monumentit të Ahmet Zogut në një hapësirë më dinjitoze. “Ne do të kemi një zhvendosje, e dakordësuar kjo edhe me familjen mbretërore, të monumentit të Ahmet Zogut, në një prej shesheve që krijohen përgjatë bulevardit”, sqaroi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

Kryebashkiaku Erion Veliaj pret zonjën Avital Leibovich nga “AJC – American Jewish Committee”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot zonjën Avital Leibovich në Bashkinë e kryeqytetit. "Qyteti ynë ka një histori unike të...

Çelet ankandi për parqet eolike/ Rama: Po ngjitemi drejt asaj maje që Shqiptarët meritojnë

Kryeministri Edi Rama, përmes një konference shtypi deklaroi se Shqipëria do të shfrytëzojë për energji elektrike, jo vetëm fuqinë e ujit, por edhe ato...

Befasia e merkatos/ Godet Interi, rrëmben yllin e Milanit

Hakan Çalhanoglu ka vendosur të qëndrojë në Milano, por jo më tek Milani. Turku është thuajse një lojtar i Inter teksa në vijim pritet...

Nuk kishte lekë të paguante biletën, plas sherri mes fatorinos dhe pasagjerit në urbanin e Kamzës (Video ekskluzive)

Një përplasje fizike ka ndodhur mes fatorinos dhe një qytetari në urbanin e Kamzës. Gjithçka ka nisur për arsye se pasagjeri nuk kishte lekë për...

Shqiptari godet me shuplaka baristen e lokalit dhe kërcënon klientët, ja çfarë thotë policia për të

Një shqiptar në Itali, është kthyer në një shqetësim për klientët dhe punonjësit e një bari ku ishte ulur për të konsumuar alkool. Mediat italiane...

Lajme të tjera

Web TV