Opozita: Rama po prish marrëveshjen e “5 qershorit”, po e bën vetëm për pushtetin personal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni opozitar jashtëparlamentar ka reaguar ashpër lidhur me tentativën e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas deklaratës së koalicionit opozitar, ky akt prish marrëveshjen e nënshkruar më 5 qershor për reformën zgjedhore, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton shanset e për nisjen e negociatave.

Koalicioni opozitar e cilëson një veprim diabolik që po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet.

Në deklaratë citohet se kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Lexo edhe :  7 Marsi i fundit, dy mësuese mes lotësh rrëfejnë ndjesitë e bukura të profesionit

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“12 mandate të sigurta”/ Meta nga burgu: Lista e hapur e Tiranës do të jetë surprizë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave zyrtare të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”....

Reshje dëbore në veri të vendit, “paralizohet” qarkullimi në Theth

Në veri të vendit, rruga e Thethit është bllokuar nga bora dhe ngricat. Mësohet se automjetet kanë mbetur në rrugë të bllokuara si shkak i...

Një tjetër banore e Big Brother-it, kandidate për deputete, për kë bëhet fjalë

Një ish-banore e Big Brother Albania Vip, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Bëhet...

Berisha dhe besnikët në listën e sigurt, lë jasht më të votuarit në primare

Partia Demokratike publikoi listën e mbyllur e cila cilësohet si “lista e sigurt” që u jep mandatin emrave të përzgjedhur. Berisha kryeson vetë në...

Zëra mediatikë me petka politike

Shpetim Luku Një specialist i mirënjohur ekonomie, me të cilin kisha bashkëpunim si gazetar, u bë Ministër i Ekonomisë në një nga Qeveritë e mëparshme....

Lajme të tjera

Web TV