FOTO/Manastirliu apel të rinjëve: Shihni këtë moment në terapinë intensive dhe mendoni pak për prindërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që situata e virusit të ri COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë serioze, ka ardhur një apel i fortë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu drejtuar të rinjve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19.

Teksa ka postuar dhe një foto nga një pacient në terapi intensive në spitalin Infektiv ajo iu bën apel të rinjve të mendojnë për prindërit dhe të afërmit e tyre.

Reagimi i plotë:

Kam një apel për të rinjtë!

E mirëkuptoj shkujdesjen e moshës, zellin për të relativizuar çdo gjë, madje edhe një sëmundje si kjo që shkakton koronavirusi.
E mirëkuptoj edhe prirjen tuaj për të mos besuar ekzistencën e diçkaje që nuk shihet me sy.
Ka shumë gjëra që nuk i shohim, por kjo nuk do të thotë që nuk ekzistojnë. Dhe një prej tyre është COVID19, që ka vënë në vështirësi Botën mbarë.

??Ju lutem, ndaluni një sekondë dhe shihni këtë moment në terapinë intensive në spitalin infektiv pak minuta më parë dhe mendoni pak për prindërit dhe të afërmit tuaj!

A do të donit vërtet të bëheshit bartës të një virusi, dhe shkaktarë të një sëmundjeje, që për ta mund të rezultojë fatale?

Dhe në fund, mendoni pak për të nesërmen.

Mendoni për një kohë kur do të mbërrini në moshën e prindërve tuaj dhe do t’u mësoni fëmijëve tuaj përgjegjshmërinë dhe kujdesin ndaj të afërmit. A do ua ilustronit me shembullin që vetë po jepni sot?

Sigurisht, koronavirusi do të vihet përfund, siç ka ndodhur me shumë pandemi që ka parë Bota.

Lexo edhe :  Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Por të gjithë bashkë, me përgjegjshmëri qytetare, dhembshuri njerëzore, duke zbatuar rregullat bazë të mbajtjes së maskës, distancimit social dhe higjenës vetjake, ne mund ta fitojmë këtë luftë me sa më pak jetë të humbura.

Dhe kjo varet nga sjellja e gjithësecilit prej nesh!

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/997589240697126/?type=3&theater

Të fundit

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Lajme të tjera

Web TV