Balla: Në zgjedhjet e 2021 Meta, Basha e Kryemadhi të garojnë me listë të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa fliste për ndryshimet kushtetuese, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaron në zgjedhjet e 2021 Meta, Basha e Kryemadhi kanë të gjitha shanset të garojnë si koalicion por jo me model klasik, por me një listë të përbashkët dhe nëse nuk bien dakord për emrin e kryeministrit është punë për ta.

Sipas Ballës edhe në Kosovë nuk ka koalicione parazgjedhore por bien dakord paraprakisht partitë para zgjedhjeve.

Balla ka thënë në emisionin “Real Story” se në 2013 Ilir Meta si kryetar i LSI në koalicion me PS nuk ka pasur shanse për t’u bërë kryeministër pasi ishte dakordësuar plotësisht që kryeministër do të ishte Edi Rama si kryetar i PS.

”LSI dhe PD, për ata që janë marrë me këtë punë fillimisht partitë bien dakord në koalicion. Koalicionet kanë emër, cili do jetë kandidat për kryeministër. Ne e kemi lënë të hapur.

Për ju që mendoni se ka pasur ndonjë shans Ilir Meta për të qenë kryeministër në koalicion me PS, ka qenë plotësisht e dakordësuar që kryeministri do ishte kryetari i PS, Edi Rama.

Meta, Basha dhe Kryemadhi me ndryshimet kushtetuese i kanë të gjitha shanset, ta mbajnë ta forcojnë dhe ta konkretizojnë me listë të përbashkët. Nëse nuk janë dakord për kryeministrin është punë e tyre.”– tha Balla.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë…

Një tjetër episod ka përfshirë telenovelën politike shqiptare, teksa aktivisti i Shqipëria Bëhet, Arjan Konomi ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, duke...

Qafë-Thanë, shumë radhë dhe pritje të gjata në kufi

Pasditja e së dielës, siç ndodh gjatë gjithë sezonit veror dhe jo vetëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka shënuar radhë të gjata. Kontrolli në...

Endri Shabani: Lapaj u bë lider koalicioni dhe fitoi vëmendje publike më shumë se unë

Endrit Shabani, i rikthyer nga pushimet, u shfaq sonte në studion e A2 për të dhënë shpjegimet e tij për mandatin e shumëdiskutuar mes...

Lajme të tjera

Web TV