Nis debati i ri; A është origjinale firma e Camajt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisin dyshimet mbi autenticitetin e firmës së Martin Camajt në dokumentin e Sigurimit të Shtetit. Publikohet një tjetër nënshkrim i tij me një kaligrafi të ndryshuar

Nga Leonard Veizi

Ajo çfarë është vënë në dyshim së fundmi ka të bëjë me autenticitetin e firmës së Martin Camajt, mbi një dokument që e manipulon atë, duke e futur në radhën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Dyshimet e para u bënë publike në emisionin “Hard Talk”, ku moderatori i emisionit, gazetari Roland Qafoku, ka ndërhyrë duke i thënë të ftuarit të tij, Auron Tare: “Unë kam një firmë tjetër, që më rezulton që nuk është kjo e njëjta”. Në kundërargument e sipër Auron Tare është shprehur se “firma ndryshon me kalimin e moshës”.

Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Në një material të sugjeruar, janë dy letra të firmosura nga Martin Camaj, njëra e vitit 1948, dhe tjetra e vitit 1979. Ç’është e vërteta, në letrën e dytë nuk ka një firmë, por shihet nënshkrimi i emrit. Dhe kemi të bëjmë me një kartolinë urimi, ndryshe nga materiali i parë që ka të bëjë me një rekrutim. Por presupozohet që firma nuk ndryshon sipas gjendjes shpirtërore.

Supozimi që me sy të lirë mund të përcaktojmë katërcipërisht nëse është apo jo e njëjta kaligrafi, duket se në këtë rast nuk është fort i besueshëm. Mund të aludojmë duke thënë se të dy shkrimet nuk ngjasin shumë me njëri-tjetrin, por në të gjitha rastet kjo ka të bëjë me një vendim personal të cilitdo, por jo se merr një rrugë ligjore për të hedhur poshtë një dokument të bërë publik tashmë.

Gjithsesi, kjo i hap rrugën një procesi ligjor.

Nënshkrimet nga ana e Martin Camajt në dy kohë të ndryshme, të bëra publike tashmë, mund të vërtetohet se janë të hedhura nga e njëjta dorë, vetëm nga një ekspert me mjete laboratorike, i cili duhet të marrë në shqyrtim dy materialet e lartpërmendura dhe të bëjë ballafaqimin e tyre. Pra, kemi të bëjmë me një laborator kriminalistike.

Në 30 vite largësi pa dyshim që firma ndryshon, madje dhe mënyra e të shkruarit, por baza mbetet e njëjtë. Megjithatë, jemi në fazën e dyshimeve: është apo nuk është firma e Martin Camajt ajo që ndodhet mbi deklaratën e lëshuar në 19 maj 1948, nën okeliot “Vdekje fashizmit – Liri Popullit” dhe që e evidenton atë si një bashkëpunëtor të Shërbimit Sekret të Shtetit Komunist Shqiptar?

Nëse do të vërtetohej e kundërta, kjo do t’i çonte gjërat ashtu siç ishin. Nëse nënshkrimi mbetet i Camajt, atëherë mbetemi të mendimit se tek e fundit, nga puna e tij agjenturore (për të cilën nuk kemi asnjë fakt) nuk ka dëmtuar asnjë njeri. Gjithsesi, jemi në rrafshin e hipotezave.

Reagimet e para kanë nisur gjithsesi.

Gazetari Qafoku përball Auron Taren me firmën e Sigurimit: A është kjo firma e Camajt?

Gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit HARD TALK i vendosi përballë Auron Tares një dokument në të cilin ishte firma e Martin Camajt. Sipas gazetarit Qafoku, firma e hedhur në shkresën e Sigurimit të Shtetit nuk ngjante fare me firmën e hedhur po nga Camaj në një shkresë tjetër. Përpara këtij fakti studiuesi Auron Tare tha se firma ndryshon me kalimin e moshës.

-Ky është dokumenti juaj që e keni publikuar, ku ai pranon të bëhet pjesë e Sigurimit. Këtu shkruhet dhe thuhet tekstualisht: “Betohem se duke shkelmuar të kaluarën, pranoj me vullnet të plotë të jem bashkëpunëtor i Sigurimit.” Dhe firma në fund, deklaruesi emri, mbiemri, Martin Camaj. Unë kam një firmë tjetër që më rezulton që nuk është e njëjta. Ky është shkrimi i Camajt.

-Çfarë viti është bërë kjo?

Lexo edhe :  “Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë!"/ Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të PS

-Në mos gaboj në vitet ‘70.

-Pra, ka një diferencë prej 30 e ca vitesh. Nëse do të shikoni dosjen time të pranimit të shkollës Skënderbej, me firmën që kam atje dhe firmën e sotme, do të shikoni që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Megjithatë, kjo është për t’u verifikuar nga laboratori. Ai dokument që ju sapo treguat është nga dosja e deklasifikuar e AIDSSH, e cila mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e dokumentacionit. Sipas AIDSSH-së vetëm dy persona e kanë marrë dosjen zyrtarisht.

Cezar Ndreu

“Auroni, kur u pyet nga gazetari Roland Qafoku për vërtetësinë e firmës, u justifikua se firma ndryshon me kalimin e kohës. Na rezulton se firma e hedhur në moshën 24 vjeç na qenka më e sofistikuar dhe më cilësore. Atë kohë 24 vjeç, Camaj nuk ishte njeri i letrave dhe me gradën profesor”.

Artan Shkreli

Koliqi – Camaj

Pavarësisht mosbindjes sime për natyrën e “njollave” në biografinë e kësaj dysheje – që komunizmi i bëri bashkë dhe postkomunizmi po i saldon si vëllezër siamezë – për respekt të “Peizazheve të Fjalës” që rihapi diskutimet e, që për mua, është revista më e mirë e debatit dhe kritikës kulturore e shoqërore në patalogun shqiptar, po përçoj në murin tim atë çka Adrian Paci thotë lidhur me argumentin: “Ambienti kulturor shqiptar nuk na paraqitet si një sistem i rregulluem e i ngurtësuem monumentesh të paluejtshëm që rrinë aty me shekuj.

Ai i ngjan ambienteve tona urbane; pa sistem, pa referenca të mirëpërcaktueme, ku i forti i bjen të ligut e ku shpërndamja e vëllimeve nuk orjenton, por krijon konfuzion. Ka në këtë rrëmujë edhe tentativa groteske për monumentalizime butaforike e patetike. Në këtë pikë jam dakort me Peizazhet e Fjalës se demonumentalizimi dhe çlirimi nga patetizmat mbetet i nevojshëm, por po aq i nevojshëm asht edhe ndërtimi i sistemit të referencave ku vlerat marrin vendin e tyne e nuk nëpërkamben.

Camaj e Koliqi nuk ja kanë marrë frymën me monumentalitetin e tyne ambientit kulturor shqiptar. Ata nuk ka shumë që kanë dalë nga harresa e mohimi që u kishte rezervue regjimi. Nëse dikush e ka për zemër ekologjinë e ambientit tonë kulturor, nuk mundet mos me u nisë nga kjo pikë, pra nga fakti se jena duke folë për dy autorë që vuejn ende nga mohimi i dhunshëm po aq sa nga kakofonia e rrumpallizimi i jetës kulturore të këtyne viteve post komunizëm.

Ata sigurisht nuk janë të pakritikueshëm e një vështrim kritik mbi veprën e mbi jetën e tyne nuk i ban dam askujt. Por këtu del ne pah nevoja e një morali të kritikës. Ky moral presupozon që përjashtimi i dhunshëm që regjimi u ka ba këtyne autorëve të zgjojë te seicili që merr përsipër qasjen kritike, ndjenjën se po prek një trup të landuem, një trup që ka kalue traumën e dhunës.

Mendoj se moralit intelektual shqiptar i mungon sensi i pendesës për atë të keqe që ka përshkue jetën kulturore shqiptare nën diktaturë. Ndjenja e pendesës nuk asht e lidhun me fajin individual, por e ban seicilin përgjegjës që, para se me folë, me ia ndie dhimjen që kanë provue viktimat e brutalitetit komunist shqiptar. Por në vend të dhimbjes e pendesës, shpesh herë (e këtu dalim përtej rastit në fjalë) ndeshemi me një lloj kulimlleku intelektual, me një zgërdhimje mbrapashpinëse, me një dashakeqësi cinike e ndjenjë demek superioriteti, që nuk don asesi me i ba llogaritë me padrejtësinë e madhe dhe prishjen e drejtpeshimit me të cilën ambienti kulturor shqiptar doli nga diktatura. Asht e vërtetë se analiza kritike ka nevojë për ftohtësinë e shikimit e nuk mbahet në kambë me sentimentalizma, por morali i kritikës për të cilin e kam fjalën nuk ka kurrfarë lidhjeje me sentimentalizmin”.

Të fundit

Berisha në Gjermani/ Analisti: Non-grata nuk hiqet duke zhvilluar takime te CDU

Analisti Agim Baçi, ka komentuar faktin që kreu i PD Sali Berisha shtrëngoi duart me kandidatin për kancelar të...

FOTO/ Shfaqet në gjendje jo të mirë, çfarë ndodhi me Megi Pojanin?

Moderatorja Megi Pojani ka publikuar disa fotografi shqetësuese në Instagramin e saj. Megi ka postuar fotografi ku shihet se fytyra e saj është shumë e...

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mbush sot plot 10 vite që është krijuar si institucion në vendin tonë. Me anë të një postimi të...

Ngjela: Sllavët bërtasin nga frika e shqiptarisë

Avokati Spartak Ngjela, thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.  ”Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga...

Ky vend shkurton orët e punës, pa ndryshuar pagën!

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat...

Lajme të tjera

Web TV