Akuzat e Ndresës/Reagon Tare: Janë 100% të vërteta, më konfirmove që ke lidhje me Sigurimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati mes studiuesit Auron Tare dhe profesor Ardian Ndreca është “ndezur” edhe më shumë gjatë ditës së sotme, pasi ku i fundit ka publikuar disa pjesë të një dokumenti të Sigurimit për Taren, ku shkruhej:

“Auron Isa Tare, nxënës në shkollën “Skëndërbej” Dega e SIg.Garnizonit me shkresën Nr.221 datë 20.5.1986 nuk është dakort, pasi gjatë kohës në shkollë ka manifestuar çfaqje të huaja, ndjek modën e huaj.

Në vitin 1985 i ka vjedhur një shoku të tij 100 lekë. Në muajin prill 1986 Auroni ka sjellë në shkollë një revistë angleze me fotografi pornografike. Auroni është njeri që mund të bëjë çdo veprim negativ”.

Ndërkohë që pas saj, ka ardhur dhe kundërpërgjigjja e Auron Tares i cili i konfirmon ato akuza. Në një postim në rrjetet sociale, Tare shprehet falënderues ndaj Ndrecës dhe sipas tij i konfirmon Ndrecës se dosjet e Sigurimit te Shtetit kane qene shume te sakta dhe dosjet janë shumë të vërteta.

Auron Tare e falenderon gjithashtu Ndrecën që i konfirmoi se kjo dosje ekzistonte dhe që deri më tani nuk ja jepte askush. Gjithashtu sipas tij i ka konfirmuar dhe se Ardian Ndreca ka pasur lidhje të hershme me Sigurimin e Shtetit.

Reagimi i plotë:

Duke e falenderua Zotin Ndreca/Marku nga zemra pasi kishte vite qe e kerkoja dhe nuk e gjeja dosjen time te Sigurimit. Ju falenderoj zoti Adrian dhe dua tju konfirmoj se ne fakt dosjet e Sigurimit te Shtetit kane qene shume te sakta. Une e konfirmoj kete informacion 100% . Po kam pasur shfaqje te huaja, po lexoja literature angleze qe ne ate kohe. Nuk besoj se Ndreca/Marku e kupton se cdo te thote te mesosh anglisht ne ate kohe. Po kam sjelle ne shkolle nje reviste te huaj e cila kishte balerina dhe po ai qe me spiunoi ju duken si “porno” . Po flisja kunder rregjimit dhe tallesha me ate rregjim. Po ishe negativ per ate rregjim dhe nuk me jepnin te drejten te dilaj jashte shtetit. Te gjitha cfare thote Dosja jane super te verteta. Me nje shenim te vogel ai i Sigurimit nuk ishte i sakte. Nuk ishin 100 lek po 50 lek dhe atij shokut ja kisha fitu ne loje me letra por nuk mi jepte. U detyrova ja mora me force. Pra zoti Ndreca/Marku te falenderoj shume per kete pasazh nga Dosja ime dhe qe me konfirmove qe kjo Dosje egziston se deri me tani nuk ma jepte kush. Plus me konfirmon qartesisht ate qe mendoja se Z Ndreca/Marku ka pasur lidhje te hershme me Sigurimin e Shtetit. Megjithate ende z Ndreca/Marku nuk e ka shpjegu rolin e Komitetit te Prizrenit dhe Gjeneral Mugoshen

Lexo edhe :  Sulmi i hakerave në Bashkinë Tiranë, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Sonila Meço: Tirana është mbushur me indianë, bangladeshas e filipinezë

Sonila Meço shkruan se Tirana është mbushur plot me të huaj, që kanë zëvendësuar shqiptarët e larguar. Sipas saj, tashmë...

Ikën Alvaro Vitali komiku italian që bëri të qeshë breza të tërë

Nga Leonard Veizi Ai na ka bërë të qeshim pa fund me personazhin e tij. I shkurtër dhe i shkathët aq sa nuk vihej re...

Anija luksoze “National Geographic Orion”, për herë të parë në Portin e Durrësit

Mëngjesin e kësaj të mërkure është akostuar për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “NATIONAL GEOGRAPHIC ORION”, duke sjellë 108 turistë amerikanë. Kjo...

Avokati i Ilir Metës: Po qendron në burg vetëm për një kartë që e përdorte Monika

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë. Cakrani tha për “MCN” tha se nuk ka...

Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor. Në fletoren...

Lajme të tjera

Web TV