Pandemia/ 6 viktima dhe 132 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

132 raste pozitive, 6 viktima dhe 83 të shëruar është bilanci i koronavirusit për 24 orët e fundit në Kosovë.

IKSHPK-ja raporton se nga 486 teste të realizuara 132 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e çuar në 5.369 numrin total të të infektuarve në vend.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

IKSHPK-ja ka raportuar dhe për 118 viktima të shkaktuar nga Covid-19 në total nga 112 të raportuara një ditë më parë.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 83 pacientë të tjerë, duke e çuar në 2.545 numrin total të të shëruarve në vend.

Aktualisht Kosova ka 2.706 raste aktive me COVID-19.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Tiranë/ Mori peng 29-vjeçaren dhe e kërcënoi, arrestohet autori

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mori peng një vajzë 29-vjeçare. Jurgen Shima banues në...

Fajin e ka Rama!

Bledi Lumani Shumë gazetarë pranë Berishës, ashtu si edhe në rastet e tjera, kanë nxituar që ta gjejnë fajin tek Edi Rama, për humbjen në...

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një...

Pa mandat deputeti dhe në burg, Ilir Meta më keq se kurrë!

Për Ilir Metën, politikan aktiv që prej vitit 1992 kur u fut vetëm 23 vjeç në Kuvend e Shqipërisë, kjo e 11 majit do...

Vota e diasporës/ Zbardhet vendimi i KAS: Të numërohen zarfet nga Greqia

Është zbardhur vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që rrëzoi kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi për ‘bllokimin’ e numërimit të votave të...

Lajme të tjera

Web TV