U kafshua nga qeni për të mbrojtur të motrën, 6 vjeçari shpallet “Kampion Botëror”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

6 vjeçari Bridfer Walker, pati nevojë për 90 qepje pasi u kafshua në fytyrë nga një qen. Djaloshi që doli para qenit për të mbrojtur motrën e vogël është shpallur kampion nderi i botës nga Këshilli Botëror i Boksit.

Këshilli vendosi që të nderonte vogëlushin për guximin që sipas tyre përfaqëson “vlerat më të mira njerëzore.”

Fotot e tij teksa përqafon të motrën u bënë virale në rrjetet sociale ndërsa halla e tij Nicole Walker postoi foton duke treguar historinë se si 6-vjeçari u sulmua nga një qen i tërbuar.

“Më 9 korrik nipi im 6-vjeçar Bridger shpëtoi jetën e motrës së tij duke i dalë para qenit që po sulmonte. Pasi u kafshua disa herë në fytyrë e në kokë ai kapi dorën e motrës dhe u largua me të për ta shpëtuar” shkruante në postim halla e djalit.

Bridger u kafshua rëndë në faqen e majtë dhe pati nevojë për dy orë operacion. Kur u pyet nga babai se përse nuk u largua, djali dha përgjigjen frymëzuese: “Nëse dikush duhet të vdiste, ai duhet të isha unë”./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV