Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik/ A do shkojë Basha?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërkesës nga mazhoranca, opozita parlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, takim i cili do të zhvillohet ditën e hënë ose të martë në orën 11:00.

Në deklaratë, theksohet  se çështjet e dakordësuara më parë nuk duhet të rihapen për diskutim dhe marrëveshja e firmosur më 5 qershor duhet të miratohet sa më shpejt në Kuvend.

Në këtë mbledhje përveç Damian Gjiknurit ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërsa nga përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare njoftohet se përveç Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të jetë dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Duke iu referuar kësaj deklarate, vlen të theksohet se Basha i është përgjigjur negativisht ftesës së kryeministrit Rama për të marrë pjesë, duke dërguar sekretarin e përgjithshëm të forcës politike që ai drejton.

Përgjigja e përfaqësuesve të opozitës që konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik.

I nderuar koleg,

Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit.

Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik (siç ju rikonfirmoni me e-mail më sipër) duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty.

Për çdo çështje tjetër, ne jemi të gatshëm, në orën e caktuar nga ana juaj, si të hënë ashtu edhe të martën, pa patur një preferencë për këtë. Presim konfirmimin tuaj për ditën që ju preferoni, duke shprehur gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në atë mbledhje.

Lexo edhe :  Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit të ditës nga ana juaj,

Me respekt,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV