VIDEO/Zhupa: Veliaj hedh 26 mln lekë “në ajër” për bibliotekën që s’ekziston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka hedhur 26 milion lekë të vjetra. “në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston, pasi ndodhet në një pallat të shpallur të pabanueshëm i cili do të shembet.

Zhupa tregon me pamje godinën e cila nuk është më funksionale për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti, ndërsa bashkia ka hapur tenderin për mobilimin e saj.

Sipas saj, ato para mund të ishin përdorur për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qiraja për familjet e pastreha nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Veliaj hedh 26 milion lek “ në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston, sepse ndodhet në një pallat të shpallur të pabanueshëm që do shembet si pasojë e tërmetit!

Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik… Kjo biblotekë ka një ambjent jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për biblotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri”

Ndërkohë realtiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm, dhe për tu shembur! Librat dorëzohen në njësinë bashkiake.

Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve?

Lexo edhe :  Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Veliaj para pak ditësh na tregoi një film fantashkencë që Hollywood do ja kishte zili për milarda euro që do investoheshin në Kombinat, ndërkohë realiteti është ju zhduk banorëve të Kombinatit edhe 26 milion lek të vjetra për një investim që nuk ekziston. Propaganda si përherë nuk ka lidhje me realitetin.

Këto para mund ti ishin përdorur shumë mirë për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qeraja për familjet e pastreha nga termeti. Por Veliaj është një kryebashkiak i emëruar që ska parësore interesat e qytetarëve!

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/571927643492265/

Të fundit

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit...

‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat

Në Berat u zhvillua për herë të parë parada "Kodikët e Retros". Qytetarë të shumtë por dhe turistë patën mundësi të shohin me nostalgji...

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta e re ka rritur kostot...

Ish i dashuri Heidit sonte në BBVA, surpriza që është rezervuar nga produksioni (Video)

Pas ardhjes së mikeshës së saj aktores Beatrice Luzzi në BB VIP për të surprizuar Heidin, ka patur shumë polemika edhe për ardhjen e...

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë apo jo “shqiptare”. Debati vjen jo...

Lajme të tjera

Web TV