259 deputetë shqiptarë në pesë shtete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trojet shqiptare janë të copëtuara në disa shtete, ndërkohë që numri i përfaqësuesve të shqiptarëve në parlamentet përkatëse po rritet gjithnjë e më shumë.

Aktualisht në trojet shqiptare janë 259 deputetë shqiptarë të ndarë në pesë parlamente. Në Shqipëri 122 deputetë, në Kosovës 100 deputetë, në Maqedoninë e Veriut 32 deputetë, Serbi 4 deputetë dhe në Malin e Zi 1 deputet.

Në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 ligjvënës që duhet të ishin aktualisht ka vetëm 122 pas djegies së mandateve nga ana e partive opozitare. Me zhvillimin e zgjedhjeve në vitin e ardhshëm numri pritet të shkojë aty ku duhet, dhe duke çuar kështu në rritje numrin e përgjithshëm të deputetëve në trojet shqiptare.

Në Kosovë nga 120 vende që ka gjithsej Parlamenti, 100 prej tyre iu përkasin shqiptarëve, pasi 10 prej tyre janë nga lista serbe dhe 10 vende të tjera janë fituar së bashku nga të gjitha partitë e minoriteteve joserbe.

Në Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve të zhvilluar këtë javë, në parlamentin e ri do të përfaqësohemi me 32 deputetë shqiptarë nga 120 vende që ka gjithsej.

Në Serbi, pas zgjedhjeve të zhvilluara në qershor të këtij viti, përfaqësohemi me 4 deputetë shqiptarë nga 250 vende që ka gjithsej.

Në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 përfaqësohemi me vetëm një deputetë nga 81 vende që ka gjithsej. Me zgjedhjet e ardhshme që pritet të zhvillohen në vjeshtë ky numër pritet të rritet, nëse partitë shqiptare, ndryshe nga viti 2016 futen të bashkuara dhe jo të përçara.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të...

PD denoncon Fidel Yllin: Ka marrë 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it

Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV