Lojtarët e Barcelonës kërkojnë Patrik Klajvertin si trajner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është ende zyrtare, por Barcelona ka të ngjarë të ketë një trajner të ri për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Lojtarët e Barcelonës dëshirojnë që Patrik Klajvert ta marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Napolit.

Kike Setien u emërua trajner i Barcelonës në janar, kur zëvendësoi të shkarkuarin Ernesto Valverde, dhe skuadra e tij barazoi 1-1 me Napolin në ndeshjen e parë të turit të 16-shes në Ligën e Kampioneve në “San Paolo”. Por klubi katalan u rrëzua prej fronit të kampiones në  Ligën Spanjolle nga rivalja e përjetshme, Reali i Madridit, dhe sipas mediave në Spanjë, Setien e ka humbur plotësisht besimin e skuadrës.

“Mundo Deportivo”, një gazetë katalane e afërt me klubin, shkruan se lojtarët e duan që Klajverti të zëvendësojë Setienin. 61-vjeçari është hëpërhë drejtor i akademisë së Barcelonës, prandaj emërimi i tij do të ishte i brendshëm.

Holandezi është figurë e njohur në “Kamp Nou”, ku luajti nga viti 1998 deri më 2004, duke shënuar 122 gola në 257 ndeshje.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri. “Për sa i përket flukseve...

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Lajme të tjera

Web TV