Nuk fali/Si i vrau Enver Hoxha miqtë që i njihnin “mëkatet” e rinisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi mbërrin në majë të pushtetit Enver Hoxha nuk do të kujdesej vetëm të dërgonte në plumb apo në burg bashkëpunëtorët e fashistëve apo edhe kundërshtarët e tjerë.

Situata ishte e përshtatshme për të qëruar edhe një numër të madh njerëzish që njihnin të shkuarën e tij aspak të lavdishme, që njihnin bëmat e tij në Korçë apo Tiranë, qoftë në Francë e Belgjikë.

Mes turmës-popull nuk duhet të mbetej asnjë opinionbërës negativ që mund ti dëmtonte imazhin dhe pushtetin. Figura e njeriut që do ti mbushte mendjen pothuaj gjithë popullit, se jo vetëm kishte themeluar Partisë Komuniste Shqiptare, por edhe kishte udhëhequr Luftën kundër fashizmit, duhet të pastrohej nga çdo lloj ndotjeje apo përbaltjeje.

Nga ana tjetër, lista e gjatë e atyre që duhet të heshtnin, me hir, me pahir, apo përgjithmonë, ishte tepër e gjatë, sa duket në përpjesëtim të drejtë me paturpësitë, mëkatet e aventurat e rinisë së Enver Hoxhës.

Ishin miqtë e tij të qejfeve e ahengjeve, që dinin shumë dhe që mund të flisnin, kishte njerëz që nuk e kishin begenisur dhe ndihmuar në ditë të keqe, por kishte edhe disa të tjerë që fati e kishte sjellë të njihnin ndonjë të fshehtë të hidhur të jetës së tij.

Qysh në fillim Enver Hoxha vendoset para një sprove të vështirë.

Ai duhet të vendoste për jetën ose vdekjen e kunatit të vet, Bahri Omari, i cili akuzohej si bashkëpunëtor i fashistëve për shkak se kishte pranuar postin e Ministrit të Jashtëm, për pak muaj, në vitin 1944, në një qeveri të konsideruar kuislinge.

Vetë Bahriu kishte besim te zemërgjerësia e kunatit, sidomos për faktin se kishte qenë një nga mirëbërësit më të mëdhenj të tij, shkruan Abcnews.

Lexo edhe :  Rama publikon shifrat zyrtare: Ja sa vizitorë të huaj hynë në Shqipëri më 2024

Ai e kishte mbajtur në shtëpi, në Bari të Italisë dhe më pas në Tiranë, ai e kishte njohur me një numër politikanësh nga më të zëshmit e kohës, e kishte mbajtur me të holla, e kishte fshehur kur kërkonin ta arrestonin e të tjera.

Por Enver Hoxha nuk e fali.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

8 justifikime që po ju pengojnë nga suksesi

E keni kapur ndonjëherë veten duke u vonuar, duke thënë “Do ta bëj nesër” ose “Thjesht nuk jam ende...

Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së ripërtërishme

Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet...

“Donaldi i Dubait”: Manjati i pasurive të paluajtshme që qëndron pranë Trumpit

Kur miliarderi nga Emiratet, Hussain Sajwani, përmendi gjatë një darke me partnerin e tij të biznesit, Donald Trump, se ai kishte në plan të...

Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta

Ekipi që do të punojë për mandatin e katërt të Partisë Socialiste ka pësuar vazhdimisht ndryshime nga kryeministri Rama. Ai i ka shtuar përforcime...

‘Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’/ Promovohet libri i Preç Zogajt

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, libri më i fundit shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj u prezantua në Lezhë, vendlindjen e tij. Ky botim voluminoz...

Lajme të tjera

Web TV