Adnor Shameti: Përse PS këmbëngul për listat e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adnor Shameti ishte i pari që hodhi propozimin e ndryshimit të sistemit dhe aplikimin e listave të hapura. Këtë ai e bëri disa muaj më parë. Por përse ai e bëri këtë propozim, dhe përse PS dhe vetë kryetari Edi Rama e ka mbështetur. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Shameti shpjegoi sipas tij avantazhet e këtij sistemi.

-Zoti Shameti, ju ishit i pari që e hodhët idenë e listave të hapura. Ishte një ide e diskutuar më parë në PS, apo thjesht ishte një ide e juaja?

Që të jem i sinqertë me ju, ka qenë ide e imja personale. Duhet të kemi parasysh që në KQZ është paraqitur një nismë para pak kohësh e 50 mijë shtetasve që kërkuan ndryshime në Kushtetutë dhe në ligjin zgjedhor lidhur me sistemin zgjedhor që do aplikohej në zgjedhjet e radhës. Nga ana tjetër, sondazhet e bëra për të cilat unë isha në dijeni një numër i madh, dukshëm i opinionit publik, mirëpriste ndryshime si në Kushtetutë apo ligjin zgjedhor lidhur me hapjen e listave.

-Mirë listat e hapura, po ajo e koalicioneve çfarë ishte?

-Në mënyrë kategorike me formatin që ne tashmë e kemi kaluar në Komisionin e Ligjeve dhe në Këshillin e Legjislacionit, për ndryshimet në Kushtetutë, në mënyrë kategorike nuk ndalohen koalicionet. Nëse disa subjekte politike apo disa njerëz duan të bëhen bashkë, paraqesin një listë dhe konkurrojnë.

-LSI bën dot koalicion me PD?

-Tërë ditën, nga mëngjesi në darkë. Ja si e bën. Ne kemi vendosur që do ketë listë preferenciale që nga zgjedhjet e ardhshme ku individi do zgjedhëbremda asaj liste atë që i konvenon. Në bindjen time do votohet për një subjekt politik dhe një kandidat. Subjektet politike dhe individët të cilët do të regjistrohen në zgjedhjet e rradhës, në këtë listë janë të detyruar me Kushtetutë që jo më pak se 2/3 të jetë listë e hapur. Maksimumi deri në 1/3 mund të bëjnë listë të paracaktuar.

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

-E marrim konkretisht, Tirana ka 34 deputetë. Si dojetë lista e Tiranës?

-Në një listë me 34 emra, një subjekt politik mund ta bëjë të mbyllur nga 1 te 10.

-Nga 10 deri te 34?

-Është e hapur.

-Renditja është mbi bazën e votave?

-Padiskutim. Si do bëhet koalicioni, thoni ju me të drejtë. Koalicioni edhe do ishte koalicion dinjitoz, real, i vërtetë kur psh marrim LSI dhe PD. Marrim 34 emra, e lëmë listën e hapur nga fillimi në fund dhe thonë: Sa vetë ka lista jonë? 34. Po abstragoj, 22 do jenë të PD dhe 12 të LSI. Është elektorati që do votojë në këtë listë të hapur me dy parti. Ka më koalicion se kaq?/Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=GleG0E4lZuI

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/

 

 

Të fundit

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Lajme të tjera

Web TV